• e shtunë, 23 nëntor 2024

Promovimi i sistemit të integruar elektronik për pagesë në pikë pagesat

Promovimi i sistemit të integruar elektronik për pagesë në pikë pagesat

Shkup, 16 korrik 2023 (MIA) - Sistemi i përbashkët elektronik i integruar për pagesë në pikë pagesat do të promovohet sot në pikë pagesën e Preshevës – pika mobile e shitjes.

Sistemi do të promovohet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq ndërsa të pranishëm do të jenë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe Goran Vesiq, ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës të Serbisë.

Siç informojnë nga Qeveria, në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), Ejup Rustemi.

Sistemi i vetëm i pagesave elektronike (ENP) në tre vende - Serbi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri, për të cilin u ra dakord në samitin e fundit "Ballkani i Hapur" vitin e kaluar në Ohër, lejoi çdo përdorues të pagesës elektronike të pikë pagesave të mund të paguajë vetëm me një TAG në vende të tjera, pa u ndalur ose blerë një pajisje ose kartë shtesë në vendet ku automjeti i tij nuk është i regjistruar.

Përdoruesit e pajisjes elektronike të pagesës do të mund të përdorin pajisjen ekzistuese ENP duke e rikonfiguruar atë dhe duke regjistruar kartën e pagesës në një nga pikat e shitjes. Pajisja ENP do të lidhet me kartën e pagesës së përdoruesit, ndërsa vetë përdoruesi do të mund të zgjedhë nëse do të paguajë mjete në valutë kombëtare apo të huaj.

Sistemi i vetëm i tarifave do të rrisë sigurinë e trafikut dhe do të zvogëlojë bllokimet në autostrada, dhe mënyra e re e pagesës së tarifave duhet gjithashtu të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në pikat e pagesës dhe përparësia për qytetarët është se ata nuk do të duhet të presin në radhë gjatë orëve të pikut të sezonit dhe do të arrijnë sa më shpejt në destinacionin e dëshiruar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR