• e enjte, 26 dhjetor 2024

Promovimi i librit "Tranzicioni i gjatë i Maqedonisë: nga pavarësia deri tek Marrëveshja e Prespës dhe më pas"

Promovimi i librit

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Libri "Tranzicioni i gjatë i Maqedonisë: nga pavarësia deri te Marrëveshja e Prespës dhe më pas" sonte, në orën 18:00, do të promovohet në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi në Shkup.

Libri është redaktuar nga historiani dhe profesor nga Britania e Madhe Robert Hadson dhe Ivan Dodovski, profesor për teori kritike dhe literaturë në Universitetin Kolexhi amerikan Shkup. Librin në gjuhën angleze e botoi shtëpia botuese akademike "Palgrejv Makmilan" nga Londra.

Siç informon organizatori Universiteti Kolexhi amerikan Shkup, për librin është ftuar të flasë diplomati francez  Alen Le Roa.

Botimi ofron një kronologji të pasur dhe një vështrim shkencor bashkëkohor mbi aspekte të rëndësishme të historisë politike dhe kulturore të shtetit nga viti 1991 deri në ditët e sotme. Kjo antologji shkencore përmban edhe kapituj për tema ekonomike, të sigurisë, sociale dhe kulturore të shkruara nga nëntë shkencëtarë të tjerë nga vendi: Stevo Pendarovski, Zhidas Daskalovski, Marjan Petreski, Hirije Abazi-Alili, Nenad Markoviq, Blerim Reka, Marina Andeva, Loreta Georgievska - Jakovleva dhe Ognen Vangelov. sa/

Foto: Universiteti Kolexhi amerikan Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR