• e shtunë, 28 shkurt 2026

Promovimi i bashkëpunimit dypalësh, thellimi i marrëdhënieve ekonomike dhe politike në fokus të takimit Mickoski - Gërliq Radman

Promovimi i bashkëpunimit dypalësh, thellimi i marrëdhënieve ekonomike dhe politike në fokus të takimit Mickoski - Gërliq Radman

Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, në të cilin, siç informoi ai, u bisedua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike, si dhe perspektivat e përbashkëta evropiane dhe stabilitetin rajonal.

Në takim, siç njoftoi Mickoski në Fejsbuk, ishte konfirmuar gatishmëria për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe mbështetje të ndërsjellë në interes të të dyja vendeve. 

Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Gërliq Radman, që nga dje ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoni. Fokusi i vizitës, siç është paralajmëruar, është bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, çështjet rajonale dhe zhvillimet aktuale ndërkombëtare. fc/

Foto: Fejsbuku i Hristijan Mickoskit

QËNDRONI TË LIDHUR