• e shtunë, 23 nëntor 2024

Promovimi i arsimit profesional me rezultate të dukshme – gjimnazet nuk janë më më atraktivet për nxënësit

Promovimi i arsimit profesional me rezultate të dukshme – gjimnazet nuk janë më më atraktivet për nxënësit

Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) – Profesionet më të kërkuara nga dy paraqitjet në regjistrimin e qershorit janë nga sektori ekonomiko-juridik, si dhe inxhinieria e makinerisë dhe elektrike, në të cilin bëjnë pjesdë edhe kualifikimet për TI. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ka interes edhe për profesione në sektorët e ushqimit, pylltarisë dhe përpunimit të drurit, si kamerierë dhe kuzhinierë, teknikë për mobilje dhe enterier për të cilët, në shumicën e shkollave të mesme profesionale në të gjithë vendin, vendet janë plotësuar që në afatin e parë.

Arsimin profesional këtë vit e zgjodhën dy të tretat ose 10 277 nxënës ose 66.4% të numrit të përgjithshëm të të regjistruarve (15 481 nxënës) në vitin e parë për vitin shkollor 2023/2024. Në gjimnazet janë regjistruar 4.603 ose 29.7 përqind dhe 3.8 për qind në arsimin artistik dhe gjimnazet sportive.

Me rezultatet janë të kënaqur edhe nga Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila për 15 vjet ka treguar se arsimi duhet të ndjekë nevojat dhe tendencat e ekonomisë dhe se është e rëndësishme të prodhohet kuadër “i përgatitur” me shkathtësi dhe në përputhje me tregun e punës.

Natasha Janevska, menaxhere e projektit në shërbimin profesional në Odën Ekonomike të RMV-së, për MIA-n shprehe se gjatë kësaj periudhe Oda ndërmori një sërë aktivitetesh për të ndryshuar perceptimin se politikat e regjistrimit dhe programet arsimore duhet të krijohen sipas nevojave të sektorit real.

"Këto aktivitete janë intensifikuar në dy vitet e fundit me fushatën “Mëso me zgjuarsi, puno me profesionalizëm” të zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Odën Ekonomike, e me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane përmes projektit “Arsim për Punësim”. Fushata nxiti dialogun midis institucioneve arsimore, nga njëra anë, dhe punëdhënësve, nga ana tjetër, për të krijuar programe arsimore për kualifikime sipas kërkesave të punëdhënësve dhe realizimin e trajnimeve praktike në vend real të punës. Dhe rezultati u bë i dukshëm me numrin e rritur të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional", deklaroi Janevska.

Në përputhje me tendencat, zvogëlohet interesi në disa profesione për shkak të mosatraktivitetit. Kështu, interesi për regjistrimin e gjysmë të diplomuarve është gjithnjë e më i vogël për kualifikimet trevjeçare në sektorë të ndryshëm, siç janë tekstili, lëkura dhe produkte të ngjashme në të cilat bën pjesë edhe industria e këpucëve.

"Në tregun e punës po kërkohen gjithnjë e më shumë bravandreqës, saldatorë, kasapë, therrtorë, elektricistë, teknikë tekstili, ndërsa po regjistrohen gjithnjë e më pak nxënës. Kjo është arsyeja pse, si Odë, në përgatitjen e Panairit digjital për ngritjen e atraktivitetit të arsimit profesional, që u emetua para regjistrimeve të të semimaturantëve në arsimin e mesëm, i prezantuam ata sektorë për të cilët ka më pak interes për t 'u regjistruar në arsimin profesional dhe treguam se proceset e punës në industrinë e tekstilit ose të këpucëve ose përpunimit të drurit nuk kryhen me dorë si më parë, por proceset tashmë janë modernizuar me makina dhe teknologji moderne për të cilat nevojitet kuadër arsimor që të mund t' i menaxhojë ato", sqaron bashkëbiseduesja nga Oda ekonomike.

Arsimi profesional në disa vitet e fundit është promovuar edhe me vendosjen e arsimit të dyfishtë në disa shkolla, në bashkëpunim me kompanitë.

Qëllimi, shprehet Janevska, nuk është zbatimi i modelit të dyfishtë të arsimit në të gjitha profesionet, sepse programet arsimore për këtë lloj të arsimit profesional janë krijuar sipas nevojës dhe me kërkesë të punëdhënësve.

Arsimi i dyfishtë si projekt pilot u prezantua në SHMET “Mihajllo Pupin”- Shkup në vitin 2017 në bashkëpunim me EVN Maqedoni SHA, për kualifikimin elektricist-elektromonter - programi i parë arsimor i krijuar sipas kërkesave të asaj kompanie. Projekti ishte i njohur si “20-20-20” (20 nxënës në vitin 2020 do të punësohen menjëherë në kompani dhe do të marrin pagë prej 20.000 denarë).

Vitin e radhës (2018) u hapën edhe paralele duale edhe në kompanitë Drekslermaer Maqedoni me SHMK “Kiro Spanxhov-Bërko” nga Kavadari dhe kompanitë Kostal, ODV-Elektrik dhe LTH Foundry me QSHKEM “Sh. Naumi i Ohrt" nga Ohri për kualifikimin teknik për mekatronikë industriale nga profesioni elektronteknik.

Консултациите со компании, стопанските комори и локалните самоуправи кои ги организира Министерството за образование и наука во рамки на кампањата „Учи паметно, работи стручно“ денеска продол

"Angazhimi ynë është të përfshijmë sa më shumë kompani në arsimin profesional ku nxënësit do të realizojnë procesin e nxënies përmes punës, i cili është i detyrueshëm për të gjitha profesionet dhe kualifikimet. Sa për sqarim, dallimi me modelin e dyfishtë të arsimit është në numrin e orëve të realizimit të nxënies përmes punës dhe ndryshimin e punëdhënësit", tha Janevska.

Për efektet pozitive të modelit të dyfishtë janë të kënaqura edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila së bashku me Odën dhe vetëqeverisjet lokale dhe me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, për tre vjet organizon një fushatë të intensifikuar “Mëso me zgjuarsi, puno me profesionalizëm” me qëllim përcaktimin e profileve dhe kuotave profesionale në shkolla në konkursin për regjistrim në shkollë të mesme sipas nevojave dhe potencialeve të komunave dhe kompanive atje.

Gjithsej 6475 vende për nxënës në 259 paralele të dyfishta janë siguruar në Konkursin e MASH-it për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023/2024.

Në tre vitet e fundit, koncepti i arsimit të dyfishtë është pranuar nga 61 shkolla në vend, e ne filluam me vetëm tetë shkolla. Në vitin shkollor 2020-2021, ishin 11 paralele në të cilat u realizua arsimi i dyfishtë me gjithsej 98 nxënës. Në vitin shkollor 2021-2022, kishte gjithsej 97 paralele të dyfishta me 1,486 nxënës. Në vitin shkollor 2022-2023, kishte 225 paralele të dyfishta me 3228 nxënës. Ose, gjithsej, në këto tre vjet më shumë se 4800 nxënës të regjistruar në arsimin e dyfishtë. Numri i kompanive që kanë pranuar të jenë pjesë e arsimit të të rinjve, duke i parë ata si një fuqi potenciale cilësore punëtore, është rritur nga 16 në 450 kompani në vetëm tre vjet", shprehen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për MIA-n.

Министерството за образование и наука денеска информира дека почнува процес на консултации со компаниите, стопанските комори и локалните самоуправи за потребата од отворање на нови профили и

Ministria siguroi gjithashtu stimuj shtesë për të rritur interesin në këtë lloj arsimi, me vendosjen e 1.500 bursave për nxënësit e regjistruar në paralele të dyfishta.

Për përfshirjen më të madhe të nxënësve në trajnime praktike me punëdhënës dhe përmirësim të cilësisë së arsimit profesional, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, forcohet bashkëpunimi ndërmjet shkollave profesionale dhe kompanive.

Drejtori i Qendrës për arsim dhe aftësim profesional (QAPT), Sherif Miftari, shprehet se shkathtësitë janë shtytëse për zhvillimin e shoqërisë dhe për këtë arsye, në bashkëpunim me palët e interesuara, në vazhdimësi realizojnë aktivitete hulumtuese, analizojnë trendet e zhvillimit në arsimin profesional dhe raportojnë për nevojat e shkathtësive në tregun e punës dhe profesionet sipas sektorëve.

"Në përputhje me rregullativën ligjore, Qendra jonë zhvillon arsimin dhe trajnimin profesional në mënyrë që të harmonizojë nevojat me zhvillimin modern teknologjik dhe shoqëror, mbështet partneritetin social në të gjitha nivelet dhe fazat e planifikimit, zhvillimin dhe realizimin e arsimit profesional dhe trajnimit, ndërlidhë arsimin dhe punën në kontekstin e nxënies së përjetshme" deklaroi Miftari për MIA-n.

Bën të ditur se QAPT-ja ka përpiluar programe mësimore për të gjitha kualifikimet nga arsimi katërvjeçar dhe trevjeçar nga 14 profesione, respektivisht sektorë.

"Gjithsej janë përpiluar programe mësimore për të gjitha vitet shkollore për 54 kualifikime nga arsimi katërvjeçar dhe për 36 kualifikime nga arsimi trevjeçar. Pas implementimit të “Mëso me zgjuarsi, puno me profesionalizëm”, nuk u shfaq nevojë e konsiderueshme për kualifikime të reja në tregun e punës, por përmes kësaj fushate ai njohu më mirë profesionet që janë në kuadër të kualifikimeve përkatëse. Me njohjen e profesioneve është mundësuar rritje e numrit të punëdhënësve që tregojnë interes për të pranuar nxënës për trajnim praktik, duke i parë të rinjtë si fuqi potenciale punëtore për punësimin e tyre të mëvonshëm. Me ndërhyrje të vogël të planeve mësimore në pothuajse të gjitha kualifikimet, respektivisht me rritjen e përqindjes së nxënies të bazuar në punë te punëdhënësi dhe vendosjen e nxënies përmes punës nga viti i dytë në arsimin katërvjeçar, arsimin e përditshëm profesional po bëhet më tërheqës për nxënësit, ndërsa punëdhënësit po hapin dyert për pranimin e tyre në radhët e tyre, duke siguruar kështu një forcë punëtore të ardhshme", theksoi Miftari.

Në mesin e kualifikimeve të reja të vendosura në vitet e fundit, drejtori i QAPT-së i cekë : teknik i tregtisë elektronike dhe marketingut digjital në sektorin e ekonomisë, të drejtës dhe tregtisë si nevojë e detektuar nga komisioni sektorial dhe një teknik farmaceutik për industrinë farmaceutike sipas nevojave të punëdhënësit konkret.

"Vendosja e kualifikimeve të reja në arsimin formal kryhet në përputhje me një nismë të përpunuar mirë pas një analize të tregut të punës në nivel lokal ose në përputhje me nevojat e një punëdhënësi/kompanie konkrete përmes një nevoje të shprehur për burime njerëzore me kompetenca specifike që nuk mbulohen nga kualifikimet në arsimin formal. Me ndërhyrjet në sistem, ne synojmë ta bëjmë arsimin profesional fleksibël, të rëndësishëm në tregun e punës, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndërtojmë kapitalin njerëzor që do të gjejë lehtësisht vend në treg.

Nga kërkesa e tregut të punës varet edhe ekzistenca e disa kualifikimeve. Nëse nuk punësohet kuadër në profile të caktuara, shprehet ai, interesi zvogëlohet, ndërsa kualifikimet natyrisht shuhen.

"Çdo vit vërehet rritje dhe interes për kualifikime të caktuara, e për të tjerat rënie graduale. Këtë vit ka ndryshuar interesimi për kualifikime të caktuara për të cilat më herët ka pasur interesim të madh, kjo për shkak se ato janë më të vështira për t'ia dalë me sukses në tregun e punës", shton drejtori i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim.

Hatka Smailoviq

Foto: arkivi i MIA-s/ arkivat e bashkëbiseduesve nga OERMV dhe QAPT

QËNDRONI TË LIDHUR