• e premte, 27 dhjetor 2024

Promovim i projektit për ndihmë juridike falas i zbatuar nga Këshilli i Evropës

Promovim i projektit për ndihmë juridike falas i zbatuar nga Këshilli i Evropës

Tetovë, 18 tetor 2023 (MIA) - Në Tetovë sot do të promovohet projekt për ndihmë juridike falas, me qëllim që qytetarët të informohen për ndihmën juridike falas, si dhe të sigurohet shfrytëzim më i mirë dhe qasje në këto shërbime.

Ky promovim është pjesë e serisë së aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes, të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, që do të mbahen në rajone të ndryshme në shtet me qëllim që të promovohet shfrytëzimi i ndihmës juridike falas, me theks të veçantë në kategoritë e ndjeshme.

"Promovimet publike do të shtrihen në bashkësi të ndryshme lokale për t'u ofruar qytetarëve informacion të detajuar se ku dhe si mund të gjejnë ndihmë juridike falas dhe cilat institucione/organizata e ofrojnë atë. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje të ekspertëve të fushës dhe të marrin përgjigje, si dhe të marrin materiale informative të kuptueshme për temat specifike për të cilat mund të kërkohet dhe të merret ndihmë juridike falas, përfshirë dhunën në familje, çështjet pronësore, diskriminimi dhe mbrojtja sociale etj", njoftuan nga Ministria e Drejtësisë.

Kjo nismë është organizuar në kuadër të projektit "Për sistem të konsoliduar dhe më efikas për ndihmë juridike falas në Maqedoninë e Veriut", pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti horizontal III për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë". fc/

Fotografia: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR