• e enjte, 26 dhjetor 2024

Promovim i aplikacioneve VR dhe AR në kuadër të projektit sundimtaret e Ballkanit

Promovim i aplikacioneve VR dhe AR në kuadër të projektit sundimtaret e Ballkanit

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) – Qendra për hulumtime shkencore dhe promovim të kulturës “HAEMUS” nga Shkupi së bashku me bashkëpunëtorët e Institutit arkeologjik nga Beogradi dhe koordinatorin DIGI.BA nga Sarajeva sot në Shtëpinë evropiane në Shkup do të promovojnë VR dhe AR aplikacionet në kuadër të projektit "SHELeadersVR" (Sundimtaret e Ballkanit) mbështetur nga programi Evropa kreative.

Qëllimi i projektit është krijimi i aplikacioneve digjitale që do të mundësojnë përdorimin e realitetit virtual dhe të zgjeruar rreth jetesës, aktiviteteve, hapësirës së jetesës dhe objekteve që lidhen me pesë gra të përzgjedhura – sundimtare mesjetare nga territori i Ballkanit Perëndimor.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR