• e enjte, 26 dhjetor 2024

Promovim i Analizës për edukim politik në Maqedoninë e Veriut

Promovim i Analizës për edukim politik në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Debat në nivel ekspertësh për promovim të Analizës për edukim politik në Maqedoninë e Veriut do të mbahet sot në Shkup në organizim të Fondacionit për demokraci të Vestminster dhe Qendrës presidenciale për edukim politik.

Në këtë manifestim është paraparë që fjalime të kenë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, drejtori i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Zekirija Hasipi, drejtoresha e VFD në Maqedoninë e Veriut, Dona Kosturanova dhe autorët e analizës, prof. dr. Ivan Damjanovski, prof. Nenad Markoviq dhe prof. dr. Aleksandar Spasov.

Pas fjalimeve të ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe drejtorit të Byrosë për Zhvillim të Arsimit do të vijojnë prezantimet e autorëve të analizës.

Në debat janë ftuar përfaqësues nga sektori civil të cilët punojnë në sferën e të rinjve dhe arsimit, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave rinore dhe organizatave ndërkombëtare.

Ngjarja, siç thonë organizatorët, do të hapë hapësirë ​​për të argumentuar nevojën e edukimit politik, përvojat krahasuese në sferën e edukimit politik, si dhe mënyrat se si ai mund të përfshihet në sistemin tonë arsimor.

Analiza është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të VFD-së me Qendrën presidenciale për edukim politik pranë kabinetit të presidentit Pendarovski.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR