• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prokuroria urdhëroi kryerjen e autopsisë për personin e vdekur në aksidentin në Marena

Prokuroria urdhëroi kryerjen e autopsisë për personin e vdekur në aksidentin në Marena

Negotinë, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Prokuroria Publike urdhëroi kryerjen e autopsisë për personin e vdekur në aksidentin në Marena, ku u përfshinë tre automjete. Siç sqaruan nga Prokuroria për MIA-n, në vendin e ngjarjet  në rrugën Negotinë - Kavadar është kryer ekspertizë. Një shofer humbi jetën, një tjetër është lënduar. Dy persona janë lënduar në automjetin e tretë.

"Janë ndërmarrë të gjtiha masat për zbardhjen e rrethanave nën të cilat ka ndodhur aksidenti. Janë dhënë të gjitha urdhrat e nevojshme, përfshirë edhe autopsinë e personit të vdekur. Po punohet për zbardhjen e arsyeve të aksidentit", shtuan nga Prokuroria. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR