• e premte, 27 dhjetor 2024

Prokuroria ukrainase kundër korrupsionit urdhëroi arrestimin e kryetarit të Odesës

Prokuroria ukrainase kundër korrupsionit urdhëroi arrestimin e kryetarit të Odesës

Kiev, 4 maj 2023 (MIA) - Prokuroria e specializuar ukrainase për luftën kundër korrupsionit njoftoi sot se kryetari i Odesës, Genadij Truhanov, u arrestua në lidhje me hetimin për korrupsionin e dyshuar, raportojnë mediat britanike.

Truhanov u zgjodh kryetar i Odesës në vitin 2014 dhe ka qenë nën hetim që nga viti 2017 mbi akuzat për keqpërdorim, të cilat ai i mohon.

Sipas prokurorisë, Gjykata Supreme Kundër Korrupsionit e Ukrainës (VAKS) urdhëroi Truhanovin të dënohej me dy muaj paraburgim, me alternativën e pagesës së kushtit prej 13.6 milionë hrivnja (pothuajse 372,000 dollarë) për krimin e shpërdorimit të fondeve shtetërore gjatë blerjes  nga ana e këshillit komunal të kombinatit "Krajan".

Gjykata e pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë, pasi i akuzuari nuk kishte dorëzuar garancinë e miratuar më parë, kumtoi Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit.

Më 25 prill, VAKS vendosi lirimin me kusht në 30.8 milionë hrivnja (844,000 dollarë) për kryetarin e Odesës.

Më 9 korrik 2019, Gjykata e Qarkut Malinovski në Odesa e shpalli të pafajshëm Truhanovin dhe disa zyrtarë të këshillit komunal lokal, por prokuroria paraqiti një apel kundër vendimit. Më 11 shkurt 2021, Këshilli i Apelit i VAKS-it shfuqizoi lirimin e të gjithë të pandehurve në këtë çështje dhe e ktheu çështjen për gjykim të ri. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR