• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokuroria thotë se ka dëshmi materiale të cilat e lidhin Palevskin me vrasjet e Gjorçevskës dhe Zhezhovskit

Prokuroria thotë se ka dëshmi materiale të cilat e lidhin Palevskin me vrasjet e Gjorçevskës dhe Zhezhovskit

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) – Prokuroret Zhaklina Kërstevska Josifovska dhe Ana Stojkoviq Dimitrovska në rastin me vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski para seancës së sotme gjyqësore deklaruan se ka dëshmi materiale të cilat e lidhin të akuzuarin e parë Lupço Palevski – Pallço me të dyja vrasjet. 

“Ka dëshmi materiale të cilat e lidhin të akuzuarin e parë Lupço Palevski Pallço me vrasjet e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi”, deklaruan ato. 

Lidhur me pohimet e të akuzuarit Vllatko Keshishov, i cili e ndryshoi deklaratën e parë dhe thotë se Palevski nuk ishte në vendin e vrasjes, por kishte fjetur në parti, prokurorët thanë se kjo deklaratë e Keshishov nuk ka vlerë. 

“Kjo deklaratë nuk ka vlerë dëshmuese, ndërsa të akuzuarit do të kenë mundësi të japin mbrojtjen e tyre gjatë gjykimit”, tha prokurorja Stojkoviq Dimitrovska. 

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve me propozim të Prokurorisë Publike sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Gjorçevskës dhe Zhezhovskit. Në gjykimin e sotëm duhet të merren në pyetje dëshmitarët Igor Janushev, Zoran Abaz dhe Mirçe Mirçevski. 

Deri më tani, në seancat e kaluara gjyqësore dëshmuan nëna e Vanjës, vajza e Zhezhoskit dhe bashkëshorti i saj, si dhe shumë persona të përfshirë në hetimin për dy vrasjet, në mesin e të cilëve inspektorë dhe anëtarë të partisë politike “E djathta”. Ishte marrë në pyetje familja e babait të Vanjës, si dhe shumë të njohur të të akuzuarit Pallço. 

Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR