• e premte, 27 dhjetor 2024

Prokuroria Publike: Tetë të pandehur e pranuan fajin për rastin me emrin e koduar “Bager”

Prokuroria Publike: Tetë të pandehur e pranuan fajin për rastin me emrin e koduar “Bager”

 Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Në seancën e parë të mbajtur për lëndën me emrin e koduar “Bager”, tetë të pandehurit të cilët kanë kryer kërkime dhe gërmime të paligjshme të pasurive të luajtshme në mbrojtje të përkohshme, gjegjësisht të trashëgimisë kulturore, i kanë pranuar veprat për të cilat Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në qershor të këtij viti ka paraqitur aktakuzë, kanë njoftuar pasdite nga Prokuroria Pulike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

 Sipas veprimeve të përshkruara në dispozitiv të aktakuzës, të gjithë të pandehurit kanë kryer veprën Bashkim kriminal, ndërsa i akuzuari i parë S.XH. (47) në bazë të pranimit se ka kryer edhe veprat penale Fshehje, Dëmtim ose shkatërrimin e pasurisë nën mbrojtje të përkohshme ose të trashëgimisë kulturore ose rralllësive kulturore, Nxjerrja  e mallrave jashtë vendit të pasurive nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimia kulturore ose rralësi natyrore dhe Plërpunim  të paautorizuar, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtim me armë ose materieve spërkatëse dënohet me burgim të vetëm prej 5 vjet e 2 muaj", sqarohet në njoftimin e sotëm të PP-së.

 Katër të akuzuarit M.S. (42), G.K. (45), I.S. (48) dhe M.XH. (37), përveç veprës Bashkim kriminal, informojnë nga Prokuroria, kanë pranuar se kanë kryer edhe veprën penale dëmtim ose asgjësim të pasurive nën mbrojtje të përkohshme ose të trashëgimisë kulturore ose rrallësive kulturore, për të cilën gjykata ka shqiptuar masë alternative - dënim me kusht, do me thënë dënim me burg prej dy vjetësh i cili nuk do të zbatohet nëse të akuzuarit në afat prej pesë vitesh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit nuk kryejnë vepër të re.

 Më i riu R.Z. (28) e ka pranuar se ka qenë autor i veprave kriminale bashkim kriminal, dëmtim ose asgjësim të pasurive nën mbrojtje të përkohshme ose të trashëgimisë kulturore ose rrallësive kulturore dhe nxjerrje jashtë vendit të pasurive nën mbrojtje të përkohshme ose të trashëgimisë kulturore ose rrallësive natyrore, për të cilat është dënuar me një dënim të vetëm prej 3 vjet e 2 muaj.

Për tre të pandehurit e tjerë, njoftoi PP-ja, gjykimi është në vazhdim. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR