• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prokuroria Publike po i kontrollon rastet me Merkon në Strugë dhe Manastir

Prokuroria Publike po i kontrollon rastet me Merkon në Strugë dhe Manastir

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Një komision katëranëtarësh i prokurorëve publikë nga Prokuroria Publike e RMV-së (PPRMV) sot po kryen mbikëqyrje në lëndët në lidhje me kryetarin e Strugës, Ramiz Merko në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë dhe Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir, informojnë nga PPRMV. 

Nga Prokuroria Publike theksojnë se pas kontrolleve të plota, komisioni do të përgatisë raport. 

Prokuroria të enjten njoftoi se ka gjashtë lëndë aktive kundër kryetarit të Strugës. Nga atje theksuan se shumë seriozisht i marrin parasysh të gjitha të dhënat e Departamentit të Shtetit amerikan për ndikim potencial nga ana e Merkos ndaj procedurave. 

"Për këto arsye, Prokuroria do të hetojë menjëherë ligjshmërinë dhe shpejtësinë e veprimeve dhe ndikimin e mundshëm në veprimet e çështjeve për çdo rast. Për të gjithë prokurorët që do të konstatohet se nuk kanë vepruar me kohë, në mënyrë joprofesionale dhe kanë rënë nën ndikim, do të fillojë procedura e llogaridhënies dhe publiku do të informohet me kohë", njoftoi PP të enjten. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR