• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokuroria publike përmes projektit evropian do të marrë sistem të ri elektronik për menaxhim me lëndët

Prokuroria publike përmes projektit evropian do të marrë sistem të ri elektronik për menaxhim me lëndët

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit "BE - Mbështetje për sundimin e  ligjit" do të merr sistem të ri elektronik për menaxhimin me lëndët. Përfaqësuesit e projektit, sot, në takim me prokurorin publik Lupço Kocevski, ka informuar për aktivitetet e planifikuara të cilat duhen të realizohen në kuadër të projektit për periudhën e ardhshme.

Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtojnë se në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti, lidhur me teknologjinë informative, fokusi i mbështetjes do të jetë në përgatitjen e specifikacionit teknik për vendosjen e sistemit të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve në Prokurorinë Publike.

"Mjetet për këtë projekt të madh dhe kompleks, në të cilin përveç Prokurorisë publike janë përfshirë edhe disa institucione të tjera, janë siguruar përmes programit IPA-3 të Bashkimit Evropian. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të formojë grup të posaçëm pune për digjitalizim i cili do të punojë në përcaktimin e karakteristikave funksionale të sistemit të ri, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e Prokurorisë publike. Shoqata e Prokurorëve publik në mbledhjen e sotme ishte edhe kryetari i së cilës Elvin Veli do të angazhohet në mbështetjen e procesit të ndërtimit të sistemit të ri elektronik", kumtoi nga Prokuroria publike.

Ata theksojnë se ekspertë vendas dhe ndërkombëtar të TI-së janë duke punuar në përmirësimin e sistemit ekzistues Luris për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Pas përfundimit të kësaj, nga Prokuroria Publike thotë se vendi do të jetë i pari në rajon që do të mundësojë lidhjen e drejtpërdrejtë elektronike të sistemeve Luris në Prokurorinë publike dhe Ministrinë e Drejtësisë.

"Nga aktivitetet e tjera, projekti 'BE - Mbështetje për sundimin e ligjit' punon në përmirësimin e akteve ligjore dhe nënligjore për vlerësimin, kontrollin dhe përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve publikë, ndihmon në trajnimin e hetuesve në qendrat e hetimit, kontribuon në përgatitjen e Strategjisë së re të për komunikim dhe transparencë së Prokurorisë publike, si dhe analizon resurset njerëzore në dispozicion të Prokurorisë", thuhet në kumtesën e Prokurorisë publike. rq/

Foto: Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR