• e premte, 27 dhjetor 2024

Prokuroria Publike ka nisur hetimet për tentim vrasje në Shkup

Prokuroria Publike ka nisur hetimet për tentim vrasje në Shkup

Shkup, 17 shtator 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore kundër një 33-vjeçari nga Haraçina, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale të vrasjes nga neni 123 paragrafi 3 lidhur me nenin 19 (në përpjekje). Përveç kësaj, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se kundër të dyshuarit është iniciuar procedurë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Më 11 shtator, i dyshuari me paramendim ka tentuar të privojë nga jeta dy persona të cilët kanë protestuar verbalisht për shkak se i njëjti ishte duke vozitur veturën "Lend Rover" me shpejtësi të madhe në trotuarin e Qendrës Tregtare "Biser" në Aerodrom, duke shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe gjymtyrët e njerëzve.

"Në momentin kur të dëmtuarit kanë vërejtur rrezikun që po shkaktonte, ai ka kthyer me automjetin dhe është nisur drejt tyre me shpejtësi të madhe me qëllim për t'i shkelur. Ata janë larguar dhe i dyshuari ka dalë nga vetura me thikë në dorë dhe u ka shkaktuar katër plagë me thikë të dyve, duke u shkaktuar lëndime të shumta të rënda. Në atë moment është mbledhur një grup i madh qytetarësh të cilët kanë filluar të bërtasin dhe e kanë kundërshtuar të dyshuarit duke e penguar të kryejë veprën penale, kështu që ai është kthyer në veturën e tij dhe menjëherë është larguar nga vendi", sqarohet në kumtesë.

Prokurori publik sot pasdite i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, mundësi për pengim të procedurës penale me ndikim ndaj dëshmitarëve dhe rrethanat e veçanta që justifikojnë frikën se do të përfundojë tentativa e krimit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR