• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prokuroria Publike ka ngritur padi penale ndaj një banori të Haraçinës i dyshuar për dhunë ndaj kryetarit të komunës

Prokuroria Publike ka ngritur padi penale ndaj një banori të Haraçinës i dyshuar për dhunë ndaj kryetarit të komunës

Shkup, 26 maj 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër një 69-vjeçari nga Haraçina i cili dyshohet për "dhunë" ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi. 

"I dyshuari, 69 vjeçar nga Haraçina, më 23 maj ka hyrë pa leje në zyrën e kryetarit të komunës, duke kërkuar me dhunë që t'i ndahet toka në kompetencë të Komunës së Haraçinës. Pasi nuk e ka gjetur në zyrë, e ka takuar kryetarin në oborr, ka filluar ta ofendojë ashpër, ta kërcënojë dhe të sillet dhunshëm", thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Nga aty shtojnë se për të siguruar prezencën e të dyshuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të sigurisë - obligimi i të dyshuarit që herë pas here të paraqitetat para zyrtarit të caktuar ose organit kompetent shtetëror, ndalimin e vizitës në objektet zyrtare të Komunës së Haraçinës, si dhe ndalimin e afrimit apo vendosjes së kontakteve me kryetarin e komunës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR