• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prokuroria prezantoi dëshmitë për rastin "Perandoria", gjykimi vazhdon më 9 maj

Prokuroria prezantoi dëshmitë për rastin

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot u prezantuan dëshmitë materiale nga Prokuroria në lidhje me rastin "Perandoria" kundër dy personave të tjerë nga lënda, pas procedurës së kryer kërkimore kundër 19 personave.

Në këtë rast akuzohen Cvetan Pandeleski për "shpërdorim të detyrës zyrzare", "pastrim parash" dhe "mashtrim" dhe Jovanço  Taskoski për "mashtrim".

Në seancën e sotme gjyqësore u prezantuan dëshmitë materiale, në mesin e të cilave marrëveshje ndërmjet formave EKSIKO me ISKRA MM, EZIMIT Hollding dhe MATIQ INXHENERING, si dhe procesverbal nga mbledhja e Bordit të Drejtorëve të Beton në Shtip.

"Ajo që është me rëndësi janë aktivitetet dhe vendimet të cilat janë miratuar të cilat përfaqësojnë bazë për mbajtjen e Kuvendit të aksionarëve të Beton Shtip", tha prokurorja.

U prezantua edhe statuti i Beton Shtip, marrëveshja për transferimin e një pjese ndërmjet ISKRA MM dhe Beton Shtip, të dhëna nga Agjencia për Kadastër të Patundshmërive si dhe shumë njoftime nga Banka Komerciale. 

Sipas veprimeve të përshkruara në Aktakuzë, i akuzuari i parë, tashmë i shpallur fajtor, i theksuar si i akuzuari i dytë në aktakuzë, Zvonço Mitrevski dhe një person tjetër tashmë i gjykuar, në periudhën nga muaji maj deri në muajin gusht të vitit 2013 si bashkëkryerës i kanë shfrytëzuar autorizimet e tyre si persona përgjegjës - anëtarë të Këshillit të drejtorëve të personit juridik dhe përfaqësues të kapitalit aksional.

"Ata së bashku, sipas një marrëveshjeve paraprake, me paramendim të ndihmuar nga një dëshmitar- bashkëpunëtor i drejtësisë dhe tashmë një person i dënuar në lëndë, kanë përfituar dobi të konsiderueshme pronësore në vlerë prej 4.000.000 euro për tre persona juridikë, ndërsa në dëm të personit juridik të dëmtuar dhe 150 aksionarëve me pakicë. Me qëllim që ta mbulojnë burimin e veprës ndëshkuese, i pandehuri i parë dhe i dytë, fondet i kanë transferuar në xhiro llogarinë e personave të tjerë jurudikë", qëndron në aktakuzë.

Shtohet se në periudhën nga tetori i vitit 2013 deri në janar të vitit 2014 dy dëshmitarë-bashkëpunëtorë të drejtësisë, së bashku, si bashkëkryerës me të akuzuarin e parë dhe të tretë, Jovanço Taskovski me qëllim që për vete dhe për një person tjetër të përfitojnë pasuri të konsiderueshme të kundërligjshme, ka mashtruar një person fizik dhe një personi juridik.

Paratë e fituara nga vepra penale dhe të paguara në bazë të dividentës së personit juridik, ku anëtarët e familjes së të akuzuarit të parë ishin pronarë, sipas akuzës, që të fshihen se rrjedhin nga vepra penale pas udhëzimeve të të akuzuarit të parë, në bazë të huazimit ishin transferuar 62 000 000 denarë në xhirollogarinë e tij personale, ndërsa të tjerat në vlerë prej 45 833 000 denarë personi juridik i ka lëshuar në qarkullim për arsye të ndryshme.

Për një pjesë të personave të përfshirë në procedurën hetuese, mes tjerash, kishte gjykime në bazë të propozim marrëveshjeve, vjetërsimeve, si dhe vendimeve për mosngritje të procedurave penale.

Aktgjykimi i fundit ishte për personin Zoranço Mitrevski, për të cilin, në bazë të pranimit të fajit për "keqpëdorim të pozitës zyrtare" dhe "pastrimit të parave", Gjykata Themelore Penale në Shkup i shqiptoi dënim me burg me kusht prej dy viteve, në procedurën e ndarë për rastin "Perandoria".

Në mesin e marrëveshjeve ishte edhe marrëveshja e ish shefit të DSK-së, Sashi Mijallkov, i cili e pranoi fajin dhe u morr vesh me Prokurorinë për Krim të Organizuar me çka u dënua me 3 vite burg dhe pagesë prej 6,1 milionë euro para të gatshme për pjesën në hotelin "Meriot" dhe i ishte konfiskuar edhe prona në vlerë prej rreth 20 milionë euro. 

Marrëveshje, gjithashtu, bëri edhe biznesmeni Orce Kamçev i cili mori dënim me burg prej një viti dhe detyrim që të paguajë 5,2 milionë euro për Drejtorinë e të Ardhurave Publike për shkak të tatimit të papaguar me firmën "Orka hollding".

Rastin e udhëheq gjykatësja Vasko Nikollovska Masevska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.  Gjykimi vazhdon më 9 maj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR