• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokuroria nuk gjeti përgjegjësi tek Bekim Maksuti për "Er traktorët" e paservisuar të DMSH-së

Prokuroria nuk gjeti përgjegjësi tek Bekim Maksuti për

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Ish-drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti nuk do të përgjigjet për "er traktorët" e paservisuar të cilët nuk ishin në funksion gjatë zjarreve të mëdha në verën e vitit 2021.

Prokuroria, duke vepruar sipas padisë penale të parashtruar nga "E Majta", nuk gjeti elemente për vepër penale as për procedurat për furnizime publike për riparim dhe servisim të aeroplanëve, as se Maksuti ka punuar në mënyrë të pandërgjegjshme.

Nga Prokuroria, gjithashtu, informojnë se në Prokurorinë themelore publike Shkup është formuar lëndë në bazë të raportit Revizion i suksesit "Sistem për menaxhim me kriza dhe mbrojtje nga zjarret" nga Enti shtetëror për revizion, i cili është në fazë të procedurës parahetimore.

Aeroplanët "er traktor", me të cilët mund të veprohet nga ajri për shuarje të zjarreve pyjore, mbetën të ateruar në vitin 2021. Atëherë Maksuti zbuloi se kanaderët nuk ishin në funksion dy vite sepse nuk ka pasur kush t'i servisojë, përkatësisht nuk ka pasur ndërmarrje që është e autorizuar t'ua bëjë servisin.

Problemi me "Er traktorët" ishte aktual edhe këtë vit, kur ata u servisuan, por nuk pati pilotë, për shkak të pensionimit të dy prej tyre. Me vendim të Qeverisë, ata sërish u angazhuan me kontratë në vepër. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR