• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Prokuroria nuk do të paraqesë ankesë në gjykimin për rastin "Titanik 2" për të parandaluar anulim, mbrojtja do të kërkojë anulim

Prokuroria nuk do të paraqesë ankesë në gjykimin për rastin

Shkup, 23 janar 2023 (MIA) - Prokurori publik Gavril Bubevski pas shpalljes së aktgjykimit të sotëm për rastin “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës, në të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë dhe gjykata i ka dënuar me dënim  prej 12 vitesh burg, tha se është i kënaqur me aktgjykimin, ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Sasho Mijalkov, ka paralajmëruar se do të paraqesin ankesë lidhur me të.

"Duke pasur parasysh se në çdo procedurë ankimore çështja tashmë është e rënduar, nuk do të bëja ankesë lidhur me dënimin dhe mendoj se është në kuadër të asaj që parashikon ligji dhe pikërisht për arsye të pengimit të zvarritjes së procedurës në mënyrë që Apeli të vendosë brenda afatit ligjor", tha prokurori Gavril Bubevski.

Ai përkujtoi se në fjalën përfundimtare ka bërë rikualifikim i cili parashikon dënim minimal  me burg prej tre deri në 15 vjet, ndërsa në lidhje me dënimet e shqiptuara tha se beson se nuk janë nën minimum.

"Për Mijallkovin nuk është nën minimum, sepse është nga 1 deri në 5, ndërsa për të tjerët është në  minimum, megjithatë  nuk janë dënuar, kjo është politika e zakonshme penale", tha ai.

Avokati Lupço Shvërgovski, mbrojtës i të akuzuarit Sasho Mijallkov, tha se do të paraqesin ankesë në lidhje me gjykimin.

"Një aktgjykim i tillë nuk mund t'i rezistojë kritikave ligjore të mbrojtjes, të mishëruara me ankesë të cilën besojmë se gjykata e apelit do ta pranojë dhe ose do ta anulojë aktgjykimin e shkallës së parë ose do të caktojë seancën kryesore në të cilën do të vendosë për bazueshmërinë e kësaj lënde juridike penale" tha ai.

Sipas tij, është e pakuptueshme që edhe përkundër sugjerimit të gjykatës së apelit, siç tha ai, nga të pandehurit nuk është shkelur baza ligjore e përmendur nga prokurori publik në aktakuzë.

Lidhur me çështjen e vjetërsimit të lëndës, avokati tha se kjo duhet të dërgohet në adresë tjetër.

Sipas tij, ky dënim do të pësojë të njëjtin fat si aktgjykimi i mëparshëm, pasi siç tha ai, “nuk janë respektuar udhëzimet e Gjykatës së Apelit”.

Ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, gjykata e ka dënuar me dy vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, është dënuar nga gjykata me dy vjet burg për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës”.

Ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Srcev,  për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës” janë dënuar me dy vjet burg nga gjykata.

Gjykata Themelore Penale – Shkup më 8 mars të vitit 2019 i dënoi të akuzuarit në rastin “Titanik 2” me gjithsej 19 vjet e tetë muaj burg, por Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të vitit 2019 për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës, aktgjykimin e shkallës së parë e anuloi dhe lëndën e ktheu në rishqyrtim. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR