• e martë, 24 dhjetor 2024

Prokuroria ngriti aktakuzë për vrasjen te “Mavrovasja”

Prokuroria ngriti aktakuzë për vrasjen te “Mavrovasja”

Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vrasje, vrasje në tentative dhe përpunim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Fjala është për të pandehurin i cili më 20 gusht prapa qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, për interes financiar me armë e ka privuar nga jeta një person. 

Siç kumtojnë nga PTHP Shkup, i akuzuari, më 20 gusht, prapa qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, për interes financiar, duke e qëlluar me armë e ka privuar nga jeta Vasil Eftimov, pas së cilës i njëjti e ka kërcënuar me armë edhe bashkëshortën e tij dhe e ka marrë  nga ajo çantën që mbante dhe një arkë druri në ngjyra të ndryshme të mbuluar me një krah të çadrës që përmbante mjete të ndryshme dore, të cilën të dëmtuarit e kishin në automjet.

"Më pas me automjet me targa belge ka ikur në drejtim të Gazi Babës. Më vonë të njëjtën ditë, kur nëpunësit policor e kanë takuar të akuzuarin së bashku me një person tjetër në automjet në rrugën "Stojna Stefkova" në Shkup, ai ka dalë nga dera e bashkëudhëtarit dhe në drejtim të katër policëve ka shtënë me armë zjarri me tentim për t'i privuar nga jeta", qëndron në kumtesën nga Prokuroria. 

Shtohet se policët në vetëmbrojtje kanë shtëna me armë zyrtare disa herë në ajër si paralajmërim, dhe kanë arritur ta mposhtin të akuzuarin, pas së cilës ai e ka hedhur armën dhe është arrestuar. 

"I akuzuari do të përgjigjet edhe për posedimin pa leje të armës me të cilën e ka kryer veprën penale - pistoletë gjysmë automatike e markës “GLOCK 17”, pa numër serie, kalibër 9 mm, të cilën e ka poseduar pa leje", thonë nga PTHP-ja. 

Prokurori publik në Prokurorinë themelore penale Shkup ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës paraprakisht të caktuar të paraburgmit për të akuzuarin. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 



QËNDRONI TË LIDHUR