Prokuroria kreu ekspertizë në shtëpinë ku një person vrau babë e bir dhe më pas kreu vetëvrasje
- Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Prilep kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes në shtëpinë në qendër të Prilepit ku janë gjetur trupat e pajetë të një fëmije 11-vjeçar dhe dy burrave në moshë 43 dhe 63 vjeç.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:20, 13 korrik, 2025
Shkup, 13 korrik 2025 (MIA) - Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Prilep kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes në shtëpinë në qendër të Prilepit ku janë gjetur trupat e pajetë të një fëmije 11-vjeçar dhe dy burrave në moshë 43 dhe 63 vjeç.
"Sipas njohurive të para, 63-vjeçari fillimisht e ka privuar nga jeta nipin e tij (djalin e motrës) dhe të birin e tij, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe çështjeve të pazgjidhura pronësore. Pas kryerjes së veprës, motivet për të i ka kumtuar edhe në njërin prej rrjeteve sociale, e më pas kreu vetëvrasje", thueht në kumtesën e Prokurorit publik.
Prokurori publik dha urdhër për obduksion të të vdekurve, si dhe mbledhje të të gjitha gjurmëve, armëve dhe municionit të gjetur në vendin e ngjarjes të cialt do të jenë lëndë e ekspertizës. ab/
Foto: МIА arkivi