• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prokuroria ka ngritur hetim dhe kërkon arrestim për dy personat të cilët të premten kanë kryer vjedhje në Stadiumin e Shkupit

Prokuroria ka ngritur hetim dhe kërkon arrestim për dy personat të cilët të premten kanë kryer vjedhje në Stadiumin e Shkupit

Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar propozim për arestim të dy personave, të cilët të premten kanë kryer vjedhje në dyqanin "Neptun" afër Stadiumit të Qytetit në Shkup.

Dy personat të moshës 21 dhe 27 vjeç dyshohen për vepër penale vjedhje të parashikuar me nenin 237 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

"Më datë 29 nëntor, dy të dyshuarit me skuter elektrikë kanë ardhur në dyqanin për teknikë të bardha "Neptun" pranë Stadiumit të Qytetit. Ata ishin të maskuar me maska ​​plastike, shalle dhe kapuç në kokë dhe të armatosur me armë, ndërsa një i dyshuar mbante gjithashtu një mjet shpërthyes të improvizuar në formë dinamiti. Dy bashkëautorët kanë hyrë në dyqan, ku në atë moment ndodheshin disa punonjës, klientë të rritur dhe tre fëmijë. Ata i kërcënuan të gjithë me armë dhe eksploziv, dhe njëri nga të dyshuarit qëndroi para derës për t'i penguar ata të largoheshin. I dyshuari tjetër ka hyrë pas banakut nga ku ka marrë paratë nga arka, më pas duke kërcënuar me armë ka kërkuar nga punonjësit të hapin kasafortën nga ku ka marrë një arkë metalike të kuqe me para dhe kupona me vlerë. Krahas grabitjes dhe kërcënimit me jetë të të pranishmëve, të dyshuarit kanë marrë para në vlerë të përgjithshme prej 556.146 denarë, të pranishmëve u kanë thënë që të mos lajmërojnë policinë dhe janë larguar nga dyqani", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Të dy janë arrestuar në afërsi para dyqanit nga ana e efektivëve të policisë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR