• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokuroria kërkon masa kujdesi për të dyshuarin e dytë për rastin e pranimit të shpërblimit për ndikim të paligjshëm

Prokuroria kërkon masa kujdesi për të dyshuarin e dytë për rastin e pranimit të shpërblimit për ndikim të paligjshëm

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, dorëzoi propozim për caktimin e masave të kujdesit ndaj të dyshuarit të dytë - anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, në rastin për pranimin e shpërblimit për ndikim të paligjshëm.

Siç theksohet në kumtesën e PPRMV-së, me propozimin, prokuroria kërkon nga gjykata që të dyshuarit t'i caktojë masë kujdesi në pajtim me nenin 146 paragrafi 1 pika 2 dhe 3 nga Ligji për procedurë penale, përkatësisht detyrim i të dyshuarit të paraqitet herë pas herë te personi i caktuar zyrtar ose te organi kompetent shtetëror që do ta caktojë gjyqtari i procedurës paraprake. Të dyshuarit do t'i hiqet përkohësisht dokumenti i udhëtimit për kalimin e kufirit shtetëror, përkatësisht ndalesë për nxjerrjen e dokumentit të ri të udhëtimit ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror në emër të të dyshuarit, si dhe ndalesë për përdorimin e letërnjoftimit në emër të të dyshuarit si dokument për kalimin e kufirit shtetëror.

Në kërkesë thuhet se masat duhet të zgjasin për aq kohë sa ka nevojë dhe më së voni deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit sipas nenit 146 paragrafi 5 i LPP-së.

PPRMV më parë kumtoi se i biri i një të akuzuari në lëndën që udhëhiqet në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit denoncoi, ndërsa mbrëmë në orët e pasdites MPB realizoi aksion ku nga liria është privuar një gjykatës aktiv.

 Në bazë të njoftimit të dorëzuar nga MPB-ja, BSP, Departamenti i policisë kriminale, Sektori për krim ekonomik dhe korrupsion, prokurori publik në fjalë nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj dy personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale "Marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm nga neni 359 i Kodit penal", kumtoi Prokuroria.

Sipas informacioneve të marra nga denoncuesi, siç shtojnë nga PP i dyshuari i parë duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe ndikimin rrejshëm ka premtuar favore për të akuzuarin (babanë e ankuesit) në një procedurë tjetër që udhëhiqet pranë Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në mënyrë të rrejshme kanë premtuar se do të ushtrojnë ndikim së bashku me të dyshuarin e dytë.

"Prokurori i lëndës, mbrëmjen e djeshme, përveç propozimeve për bastisje në disa lokacione, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një gjyqtar në gjykatën më të lartë në vend – Gjykatën e Lartë i cili gëzon imunitet dhe i cili u kap në flagrancë në kryerjen e veprës penale, propozimi përmes Gjykatës Themelore Penale i është dorëzuar për vendim Këshillit Gjyqësor të RMV-së të cilit gjatë natës i është hequr imuniteti me çka sot Gjykata Themelore Penale Shkup do të vendosë për masën e propozuar.

Provat e grumbulluara dhe kontrollet e deritanishme të kryera ofrojnë bazë ligjore që prokurori publik në fjalë të propozojë masën e paraburgimit vetëm për të dyshuarin e parë i cili është kapur në kryerjen e veprës penale, ndërsa në lidhje me të dyshuarin e dytë, deri në këtë moment provat nuk japin bazë për të sugjeruar masën më të rreptë të sigurisë", theksuan nga prokuroria. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR