• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prokuroria kërkon dënim më të lartë, ndërsa mbrojtja pezullim të aktvendimit për rastin "DokazM"

Prokuroria kërkon dënim më të lartë, ndërsa mbrojtja pezullim të aktvendimit për rastin

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Prokuroria publike kërkon dënim më të lartë, ndërsa mbrojtja përsëtirje të procedurës për rastin "DokazM", në të cilën akuzohet pronari i portalit me emër të njëjtë, Marjan Stamenkovski.

Sipas prokurorisë, dënimi i shqiptuar me burg prej tre vjetëve e një muaj është shumë i vogël.

Llloji, natyra, karakteri dhe pesha e veprës penale, për të cilën i pandehuri është shpallur fajtor udhëzon në atë që dënimi i vetëm i shqiptuar me burg në kohëzgjatje prej tre vjetëve e një muaj dhe gjoba e shqiptuar prej 5000 eurove nuk paraqet përmbushje të drejtësisë dhe nga këto shkaqe propozoj të bëhet valide ankesa dhe kundrejt të pandehurit të shqiptohen sanksione më të larta penale", tha i akuzuari Sasho Trajçev.

Sipas mbrojtësve të të akuzuarve, ka shkelje të procedurës në të gjitha bazat e ankesës.

Fakti është se ky rast u mbyll shpejt, me aktgjykim të shkallës së parë, i cili sipas mbrojtjes duhet të rishqyrtohet, tha avokatja Maria Najdova.

Ajo përmendi disa pretendime, pjesë të aktgjykimit, në të cilat, sipas saj, ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendje faktike të vërtetuar gabimisht, shkelje të Kodit penal dhe të vendimit për sanksionin penal.

Najdova konsideron se dënimi maksimal i shqiptuar për ushtrimin e profesionit dhe veprimtarisë, për një gazetar që ka 11 vite në internet portalet, siç tha ai, “qëllimisht apo aksidentalisht, synimi është që në dhjetë vitet e ardhshme t’i kufizohet liria e fjalës. ".

Avokati Kosta Nojkov tha se beson se në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale, publiku është përjashtuar dhe se në asnjë rast Prokuroria publike nuk mund të paraqitet si paditës i autorizuar.

I pandehuri, Marjan Stamenkovski mohoi një pjesë të madhe të konstatimeve nga aktvedimi dhe theksoi se atë që e ka bërë ka qenë në interes të opinionit  

Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit "DokazM" Gjykata Themelore Penale Shkup i shqiptoi dënimin e vetëm me burg në kohëzgjatje prej tre viteve e një muaji. Stamenkovski akuzohej për pesë vepra penale, përkatësisht për dy vepra përhapje e materialit racist dhe ksenofobik me atë të sistemit kompjuterik, shantazh, pirateri të veprës audiovizuale dhe keqpërdorim të të dhënave personale.

Përveç dënimit me burg, Stamenkovskit i ishte shqiptuar edhe dënimi në të holla prej 5 000 eurove për shkak të keqpërdorimit të të dhënave personale si dhe ndalesë e ushtrimit të profesionit apo veprimtarisë lidhur me veprat penale, përkatësisht i ndalohet regjistrimii domenit të portalit për periudhë prej 10 viteve, ndërkaq i ndërpritet regjistrimi i domeneve të cilat i ka regjistruar ai.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tani të dënuarit, policia konfiskoi dokumentacion, pajisje elektronike dhe 90.000 euro. Për këtë shumë parash Prokuroria dyshon se rrjedhin nga vepra të tjera penale dhe për to është hapur procedurë e re hetimore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR