• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokuroria formon lëndë për personat e vendosur në “listën e zezë” të SHBA-së

Prokuroria formon lëndë për personat e vendosur në “listën e zezë” të SHBA-së

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Prokurori publik republikan Lupço Kocevski ka formuar lëndë për sigurimin e provave për përgjegjësi të mundshme penale për personat e vendosur në listën e zezë të SHBA-së.

Lënda, siç ka bërë të ditur sot i është dorëzuar për veprim prokurorisë kompetente e cila do të japë urdhra përkatës tek institucionet për zbulimin e veprave penale.

"Duke marrë parasysh seriozitetin e pretendimeve për të cilat personat e apostrofuar gjenden në listë, kam shfrytëzuar kompetencat e mia dhe që dje kam formuar lëndë me qëllim për të siguruar prova me të cilat do të kontrollojmë përgjegjësinë eventuale penale të personave që lidhen me veprimet e ryshfetit dhe tregtisë me ndikim", theksoi Kocevski në konferencën për media.

Ai theksoi se është i shkëlqyer bashkëpunimi i Prokurorisë me partnerët strategjik nga SHBA dhe veçanërisht me ambasadën e SHBA-së.

Departamenti amerikan i shtetit (DASH) të hënën vendosi në “listën e zezë” ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjykatësin Enver Bexheti.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR