• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prokuroria ende është duke shqyrtuar një pjesë të lëndëve kundër kryetarit të Komunës së Strugës

Prokuroria ende është duke shqyrtuar një pjesë të lëndëve kundër kryetarit të Komunës së Strugës

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Prokuroria Publike informon se Komisioni për mbikëqyrje të jashtëzakonshme të lëndëve të parashtruara kundër Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës, ka bërë mbikëqyrje në të gjitha lëndët e përfunduara dhe ato në proces kundër personit në fjalë, ndërsa për shkak të kompleksivitetit të aktiviteteve të ndërmarra, siç thonë ata, "disa nga lëndët ende janë duke u studiuar dhe analizuar detajisht".

"Komisioni i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për mbikëqyrje të jashtëzakonshme të lëndëve të parashtruara kundër Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës, ka inspektuar të gjitha lëndët e përfunduara dhe në proces kundër këtij personi në Prokurorinë Themelore Publike Strugë, Prokurorinë e Lartë Publike Manastir dhe në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në njoftimin e PPRMV.

Prej atje shtojnë se për shkak të kompleksivitetit të aktiviteteve të ndërmarra, disa prej rasteve madje janë ende duke u studiuar dhe analizuar në detaje.

"Pas përfundimit të kontrolleve, Komisioni do të përgatisë raport me udhëzime për trajtimin e lëndëve konkrete", shtojnë nga atje.

Kjo pason pas evidencës së publikuar të lëndëve të Prokurorisë Publike ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko i cili u gjet në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjes në procese gjyqësore.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR