• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Prokuroria e Shkupit formon lëndë pas intervistës së Pavlloviq - Latasit me jutjuberin Llazarov në të cilën tregon abuzimin seksual ndaj një vajze

Prokuroria e Shkupit formon lëndë pas intervistës së Pavlloviq - Latasit me jutjuberin Llazarov në të cilën tregon abuzimin seksual ndaj një vajze

Shkup, 20 shkurt 2023 (MIA) - Sektori për krim kompjuterik në kuadër të MPB-së në Prokurorinë Publike Themelore - Shkup dorëzoi njoftim për ngjarjen për të cilën flet Dragan Pavlloviq - Latas në intervistën e jutjuberit Stefan Llazarov, të transmetuar më 15 shkurt, informojnë për MIA-n nga PTHP Shkup.

Që atje potencojnë se prokurori publik kompetent do të japë drejtimet për veprimet dhe verifikimet e mëtejme.

Në të njëjtën kohë edhe MPB informoi se ka dorëzuar njoftim në Prokurorinë Publike kompetente, lidhur me intervistën e publikuar si podkast në kanalin e Jutjubit.

"Njoftimi është dorzuar pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve nga Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale, së bashku me materialin e përgjithshëm të dokumentuar për veprim të mëtejmë", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në intervistën, e cila që dje në mënyrë intensive është duke u shpërndarë në rrjetet sociale, Pavlloviq - Latas rrëfen se si në moshën 15-vjeçare ai dhe disa shokë të tij e kanë abuzuar seksualisht një vajzë.

foto: printskrin/youtube.com

QËNDRONI TË LIDHUR