• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prokuroria e SHBA-së kërkoi gjashtë muaj burg për Stiv Benon

Prokuroria e SHBA-së kërkoi gjashtë muaj burg për Stiv Benon
Sipas rekomandimit, përveç dënimit me burg prej gjashtë muajsh, shteti i kërkon të paguajë edhe një gjobë prej 200 mijë dollarësh. "Për cenimin e tij të vazhdueshëm dhe të pamatur të Kongresit, i pandehuri do të dënohet me gjashtë muaj burg, dënim maksimal sipas rregullores dhe të paguajë 200,000 dollarë, bazuar në këmbënguljen e tij për të paguar gjobën maksimale në vend që të bashkëpunojë me hetimin financiar gjatë afatit të provimit" , shkruajtën prokurorët në  një parashtresë drejtuar gjykatës. Sipas prokurorëve, "protestuesit që sulmuan Kapitolin më 6 janar nuk sulmuan vetëm ndërtesën, ata shkelën sundimin e së drejtës mbi të cilin u ndërtua ky vend dhe mbi të cilin ai qëndron". Duke përbuzur ftesën e komitetit të përzgjedhur, i pandehuri e thelloi atë sulm". Shqiptimi i gjykimit është caktuar për të premten. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR