• e mërkurë, 03 korrik 2024

Prokuroria e përfundoi mbikëqyrjen për aksidentin e rëndë të komunikacionit në rrugën eksprese Shtip - Koçan

Prokuroria e përfundoi mbikëqyrjen për aksidentin e rëndë të komunikacionit në rrugën eksprese Shtip - Koçan

Shtip, 14 shkurt 2024 (MIA) - Prokurori publik nga PTHP Koçan ka kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes, janë dhënë shumë urdhëra për konfirmimin e shkaqeve për aksidentin e komunikacionit, i cili ndodhi në rrugën e shpejtë Shtip - Koçan, ndërsa në të cilin dy persona e humbën jetën në vendin e ngjarjes, informuan nga prokuroria. 

"Në mbikëqyrje ka marrë pjesë edhe një ekspert nga fusha e komunikacionit dhe sipas informacioneve fillestare aksidenti ka ndodhur gjatë tejkalimit. Është lëshuar urdhër për marrjen e gjurmëve nga vendngjarja, për autopsi të trupave të të vdekurve, urdhër për ekzaminimin e mostrave të gjakut dhe urinës nga pjesëmarrësit në aksident, si dhe do të urdhërohet ekspertizë komunikacioni-teknike", thuhet në kutesën e prokurorisë.

MIA më parë informoi se sipas drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm në Koçan, Dushanka Geogieva në momentin fillestar te ata janë dërguar shtatë të lënduar në këtë aksident komunikacioni. Por, për shkak të seriozitetit të lëndimeve një pjesë e pacientëve janë dërguar në spitalet në Shtip dhe Shkup. 

Kompetentët nga Spitali klinik i Shtipit, sot pasdite bëjnë të ditur për MIA-n se nga spitali i Koçanit kanë mbërritur pesë pacientë, tre prej të cilëve mbeten për ekzaminim në spital, ndërsa dy të lënduar për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë dërguar në klinikat në Shkup. Sipas informacioneve nga zëdhënësja e SPB-së Shtip, Gordana Panajotova, aksidenti është raportuar në ora 12 e 42 minuta, dhe ka ndodhur në mes të një automjeti golf me targa të Koçanit, citroen me targa të Vinicës dhe seat ibica me targa të Shkupit. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR