• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prokuroria e Kumanovës ngre hetime për nëntëmbëdhjetë vjeçarin për shitje të drogës dhe sulm ndaj nëpunësit policor

Prokuroria e Kumanovës ngre hetime për nëntëmbëdhjetë vjeçarin për shitje të drogës dhe sulm ndaj nëpunësit policor

Kumanovë, 27 mars 2024 (MIA) - Një nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Kumanova ka kërcënuar me thikë një nëpunës policor, ka goditur njërin nga policët derisa e kanë kontrolluar dhe i kanë gjetur marihuanë të cilën e kishte bërë gati për ta shitur. Prokuroria ka iniciuar sot hetime për dy veprat në fjalë.

"Më 25 mars, gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit para banesës ku banonte, policia ka gjetur rreth dhjetë gramë marihuanë të cilën e kishte blerë më parë nga një person i panjohur, e ka paketuar në shtatë pako më të vogla dhe e ka destinuar për shitje të mëtjeshme. Derisa është kryer kontroll ndaj tij, nga xhepi ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar nëpunësit policor, ndërsa me dorezën e thikës ka goditur njërin nga policët, duke i shkaktuar lëndime trupore", ka kumtuar Prokuroria.

Prokuroria themelore publike në Kumanovë ka nisur hetimet kundër tij dhe e akuzon të njëjtin për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave nartkotike dhe substancave psikotrope nga neni 215 paragrafi 1, por edhe për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë konform nenit 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal.

Prokurori publik deri te gjyqtarit i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ndërsa Gjykata themelore Kumanovë ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Para kësaj, SPB Kumanovë informoi se nëpunës policor nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria N.P.(19) pasi te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

“Gjithashtu gjatë arrestimit, ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor dhe më pas ka dëmtuar një pjesë të inventarit në hapësirat e SPB Kumanovë”, kanë thënë nga policia.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR