• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Prokuroria do të kryejë ekspertizë e më pas do të vendosë për mjetet piroteknike të gjetura në automjetin e D.A. nga Zajazi

Prokuroria do të kryejë ekspertizë e më pas do të vendosë për mjetet piroteknike të gjetura në automjetin e D.A. nga Zajazi

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup, lidhur me mjetet piroteknike, të gjetura mbrëmë, do të vendosë, do të vendosë pasi që të bëhet ekspertiza e tyre. Siç informoi, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Varësisht nga faktet të cilat do të konstatohen me ekspertizën e mjeteve të gjetura piroteknike, prokurori publik do të vendosë për rrjedhën e mëtejme të procedurës.

MPB kumtoi se mbrëmë rreth orës 19:50 në rr. "Samuilova" në Shkup, nëpunës policorë kanë ndalur automjetin "renxh rover" me targa shqiptare, drejtuar nga D.A.(25) nga fshati Zajaz i Kërçovës. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet paraqitje adekuate. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR