• e shtunë, 23 nëntor 2024

Prokurori publik Kocevski në takim me Deker

Prokurori publik Kocevski në takim me Deker

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski sot është takuar me zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Robert Deker, me të cilin ka biseduar për prioritetet dhe sfidat në punën e prokurorive publike, kumtuan nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kocevski iu referua procesit të digjitalizimit dhe përgatitjes së sistemit të ri të menaxhimit të lëndëve në Prokurorinë Publike, si dhe aktiviteteve të planifikuara për forcimin e transparencës së institucionit dhe integritetit të prokurorëve publikë, si fusha që Mbretëria e Holandës tashmë i mbështet me aktivitetet e veta.

"Ne jemi të vetëdijshëm për rolin tonë dhe jemi vërtet të gatshëm të punojmë shumë dhe me përkushtim, por do të kërkojmë edhe mbështetjen tuaj për të na dhënë vendin e duhur në sistem dhe për të na ofruar të gjitha kushtet e punës për të qenë në gjendje të japim rezultate", tha Kocevski në takim.

Ai i njohu ata me sfidat me të cilat përballet Prokuroria në aspektin material, personel dhe ligjor.

Në anën tjetër, zëvendësambasadori Deker theksoi se Holanda në vazhdimësi mbështet dhe avokon për sigurimin e burimeve adekuate për gjyqësorin, përfshirë edhe Prokurorinë Publike dhe, siç theksoi ai, do të vazhdojë ta dërgojë këtë mesazh edhe në të ardhmen. ls/

Foto: PPRM

 

QËNDRONI TË LIDHUR