• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prokurori publik kërkon informacione të hollësishme nga Këshilli Gjyqësor për raportin për Gjykatën Penale

Prokurori publik kërkon informacione të hollësishme nga Këshilli Gjyqësor për raportin për Gjykatën Penale

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi kërkesë me shkrim në Këshillin Gjyqësor në të cilën urgjentisht kërkon informacione të hollësishme për atë në cilat lëndë seancat gjyqësore ishin shtyrë disa herë për shkak të mungesës së prokurorit publik, ndërsa në lidhje me informacionet nga seanca e 452-të e Këshillit Gjyqësor, në të cilën ishte shqyrtuar dhe miratuar raporti nga vizita e punës në Gjykatën Themelore Civile Shkup. 

Në bazë të Rregullores për vlerësim të prokurorëve publikë, azhurnimi dhe efikasiteti janë një nga parimet themelore për vlerësim, dhe për këtë qëllim kërkohen informacione të hollësishme nga Këshilli Gjyqësor, për këtë: 

"Në cilat lëndë seancat gjyqësore ishin shtyrë disa herë për shkak të mungesës së prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ose nga Prokuroria Themelore Publike Shkup?

"Në cilat data ishin caktuar seancat e shtyra në çdo lëndë ndaras dhe me çfarë arsyetimi e kanë arsyetuar mungesën prokurorët kompetentë publikë?

Kërkesa e tillë, thuhet në kërkesën e PPRMV, është me qëllim që të mundësohet detyrimi ligjor për mbikëqyrje mbi ligjin dhe kryerje me kohë të funksionit të prokurorit publik në bazë të parimit të kierarkisë dhe vartësisë në Prokurorinë Publike. 

"Në të njëjtën kohë, prokurori publik i RMV-së do të kërkojë nga prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe të Prokurorisë Themelore Publike Shkup që të mbajnë kolegjiume urgjente për të cilat edhe një herë do t'i informojnë prokurorët tjerë publik në prokuroritë publike përkatëse se mungesa e përsëritur në seancat gjyqësore do të jetë bazë për fillimin e procedurës disiplinore urgjente ndaj prokurorëve publikë për të cilët konstatohet se në mënyrë të paarsyeshme kanë munguar në seancat", thuhet në kërkesën e PPRMV. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR