• e premte, 20 mars 2026

Prokurori publik i shtetit nuk mund të ketë shtetësi të dyfishtë - votuan deputetët e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

Prokurori publik i shtetit nuk mund të ketë shtetësi të dyfishtë - votuan deputetët e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) – Deputetët në Komisionin e sotëm parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive pranuan amendamentin në Propozim- ligjin e ri për Prokurorinë publike, që prokurori publik i shtetit të mos posedojë shtetësi të dyfishtë. Deputeti Sali Murati, në emër të deputetëve që propozuan këtë amendament, shpjegoi se amendamenti i propozuar përcakton se prokurori publik i shtetit nuk guxon të ketë shtetësi në një vend tjetër.

Qëllimi i këtij amendamenti është të forcojë integritetin, pavarësinë dhe besueshmërinë e funksionit të prokurorit publik, si një nga funksionet më të larta dhe më të ndjeshme publike në sistemin e drejtësisë. Tetë deputetë votuan për këtë amendament, ndërsa një kundër. Midis deputetëve në Komisionin e sotëm u zhvillua debat për këtë amendament, ndërsa u pranua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por jo nga deputetja Vesna Bendevska e ZNAM-it.

Deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski tha se ky amendament është i pranueshëm për grupin e tyre parlamentar, pasi një dispozitë të tillë për të mos pasur shtetësi të dyfishtë ka edhe për ambasadorët e Maqedonisë.

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, foli pozitivisht dhe theksoi se gjatë reformave në ASK, një dispozitë e tillë është miratuar edhe për këtë institucion.

Nga ana tjetër, deputetja Bendevska është e mendimit se kjo nuk duhet të kufizohet dhe se duhet të merren në konsideratë qytetarët që kanë emigruar dhe kthehen në vendin e tyre.

Të dy amendamentet janë të pranueshëm edhe për Ministrinë e Drejtësisë. Seanca e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive u ndërpre për shkak të seancës në Kuvend, ndërsa puna e këtij Komisioni do të vazhdojë pas seancës plenare.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR