• e enjte, 26 dhjetor 2024

Prokurori në rastin "Llaskarca" paralajmëroi rishikim të dënimeve

Prokurori në rastin

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Prokurori publik Darko Jakimovski paralajmëroi rishikimin e dënimeve në rastin "Llaskarca" pasi sot gjashtë të pandehurve, Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup u shqiptoi dënime me burg prej gjithsej 39 vjet.

"Prisnim një aktgjykim gjykues për të gjithë të akuzuarit. Sa i përket vendimit për sanksionin, sigurisht që do të shqyrtohet nga ne", tha Jakimovski.

Në pyetjen se a mjaftonte një dënim prej katër vite për pronarin Durmish Beluli, prokurori tha se pritja ishte që dënimet të mos i afroheshin minimumit ligjor prej katër vitesh.

"Pritjet tona ishin që dënimet të mos i afroheshin minimumit ligjor të dënimit për këtë vepër që mund të variojë nga katër deri në 20 vjet. Në këtë drejtim, sigurisht që dënimi do të rishqyrtohet dhe hallkë e rëndësishme e përgjegjësisë është personi përgjegjës dhe shpresoj që në të ardhmen të mos jemi dëshmitarë të një tragjedie të tillë," shtoi Jakimovski.

Prokuroria ka kërkuar sot edhe masa kujdesi për të pandehurit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, kërkesë të cilën Gjykata e ka refuzuar me arsyetimin se masat janë tashmë aktive.

Këshilli gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot e shpalli fajtor të pandehurin Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs” dhe e dënoi me katër vjet burgim, përgjegjësin për transport në kompani, Remzi Miftari gjashtë vjet burg, ndërsa tre punonjësit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, të cilët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër, u dënuan me nga pesë vjet burg.

Dënim më të madh me burg prej 14 vitesh mori shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski.

Të gjithë të pandehurve u ishte caktuar edhe ndalesë për kryerje të profesionit në kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Në procesin e nisur në vitin 2019, në më shumë se 100 seanca janë paraqitur prova verbale dhe materiale, si dhe janë kryer ekspertizë dhe superekspertizë.

Procesin  e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR