Profesoresha Biljana Vankovska kandidate presidenciale e së Majtës
- Profesoresha Biljana Vankovska do të jetë kandidate e partisë e Majta për zgjedhjet presidenciale.
Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Profesoresha Biljana Vankovska do të jetë kandidate e partisë e Majta për zgjedhjet presidenciale.
Këtë e deklaroi kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, i cili theksoi se e kanë kandidatin më të mirë.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në vend do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. ls/