• e enjte, 03 tetor 2024

Prof. dr. Angellova në orën e parë akademike të UKIM: Ky është një mjedis ku forcohet dhe avancohet mendimi shkencor

Prof. dr. Angellova në orën e parë akademike të UKIM: Ky është një mjedis ku forcohet dhe avancohet mendimi shkencor

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup ishte dhe do të jetë një mjedis kur forcohet dhe avancohet mendimi shkencor. Tani po qëndroni në pragun e mundësive të pafundme. Vendimet që do të merrni, do të formojnë jo vetëm zhvillimin tuaj akademik, por edhe rrugën përmes të cilës do të lëvizni në jetë, theksoi rektorja e UKIM, prof. dr. Biljana Angelova.

Ajo u dërgoi një mesazh që të pranojnë të gjitha mundësitë që u ofrohen, duke theksuar se po nisin një rrugëtim të ri të mbushur me emocione, mundësi, sfida dhe rritje.

"Vendimet që merrni, rreziqet që ndërmerrni dhe qëndrueshmëria në të cilën do të mësoheni, do të formojnë jo vetëm zhvillimin tuaj akademik, por edhe rrugën që do të bëni jashtë këtyre ndërtesave. Ne jemi këtu për t'ju mbështetur, për t'ju udhëhequr  dhe për të monitoruar dhe festuar sukseset tuaja të mëdha dhe të vogla. Rruga që është para nesh mund të jetë e mbushur me ulje dhe ngritje, por dijeni se nuk jeni vetëm në këtë udhëtim. Ju keni një komunitet që beson në potencialin tuaj dhe është i përkushtuar t'ju ndihmojë të keni sukses", theksoi rektorja gjatë fjalimit të saj.

Në orën e parë akademike mbajtën fjalim edhe kryetarja Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministri Hristijan Mickoski, të cilët janë profesorë universitarë.

Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria është duke punuar në projekte konkrete për arsim më cilësor. Është planifikuar një modernizim i ndjeshëm i kapaciteteve infrastrukturore të universiteteve tona. Po fillojmë me hartimin e projektit për digjitalizimin e administratës së universitetit për të lehtësuar proceset e aplikimitt, regjistrimit dhe vlerësimit", tha Mickoski. Ai shtoi se është duke u promovuar programi për bashkëpunim ndërkombëtar dhe shkëmbim të studentëve, në mënyrë që studentët dhe profesorët të kenë më shumë mundësi për studime dhe kërkime në universitetet e huaja, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe aplikimin e praktikave më të mira nga bota në arsimin tonë.

Në ceremoni, studentët e parë u njoftuan për rrjedhën e studimeve, si dhe për organizatat studentore dhe mbështetës të UKIM-së, të cilat do t'u shërbejnë shumë gjatë studimeve. ls/

Foto/ video: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR