Produktet nga shporta e Vitit të Ri janë liruar për 10 për qind, janë regjistruar vërejtje të vogla, theksojnë Durmishi dhe Stojkoski
- Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi sot pas vizitës së marketeve në Shkup vlerësoi se çmimet e produkteve nga shporta e Vitit të Ri që filloi në datën 15 të këtij muaji janë ulur për 10 për qind e më shumë. Inspektorati Shtetëror i Tregut, megjithatë, siç tha drejtori Vlatko Stojanoski, ka regjistruar vërejtje të vogla për etiketimin e produkteve dhe korrigjime të vogla në çmimet e dy-tri subjekteve tregtare. Inspektorët nuk kanë evidentuar asnjë devijim nga ulja e rënë dakord e çmimit të produkteve me 10 për qind në raport me çmimin më të ulët të tyre në 30 ditët e fundit para fillimit të aksionit. Lista e produkteve nga aksioni, siç bënë të ditur, nga 600 në fillim, ka kaluar 1.100 dhe është e hapur.
- Post By Sara Ademi
- 13:35, 20 dhjetor, 2024
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi sot pas vizitës së marketeve në Shkup vlerësoi se çmimet e produkteve nga shporta e Vitit të Ri që filloi në datën 15 të këtij muaji janë ulur për 10 për qind e më shumë. Inspektorati Shtetëror i Tregut, megjithatë, siç tha drejtori Vlatko Stojanoski, ka regjistruar vërejtje të vogla për etiketimin e produkteve dhe korrigjime të vogla në çmimet e dy-tri subjekteve tregtare. Inspektorët nuk kanë evidentuar asnjë devijim nga ulja e rënë dakord e çmimit të produkteve me 10 për qind në raport me çmimin më të ulët të tyre në 30 ditët e fundit para fillimit të aksionit. Lista e produkteve nga aksioni, siç bënë të ditur, nga 600 në fillim, ka kaluar 1.100 dhe është e hapur.
Sot vizituam marketet për të parë nëse janë vendosur produktet në marketet që ofroheshin nga tregtarët, prodhuesit dhe distributorët në shportën e Vitit të Ri. Kemi parë që janë shënuar me etiketë, ato produkte që janë të listuara janë ulur për 10 për qind e më shumë. Më gëzon fakti që në një kohë shumë të shkurtër numri i produkteve arriti në mbi 1100 nga 95 tregtarë në 42 zinxhirë marketesh", tha Durmishi, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski.
Durmishi apelon tek tregtarët që të respektojnë masën siç tha ai deri në fund, ndërsa përveç Inspektoratit Shtetëror të Tregut, ai theksoi se qytetarët janë inspektorët më të mëdhenj dhe u bëri thirrje atyre që të denoncojnë parregullsitë.
"Kjo masë është iniciuar nga tregtarët, prodhuesit dhe distributorët, me mbështetjen e Qeverisë. Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren për të parë nëse zbatohet. I bëj apel të gjithë tregtarëve që të respektojnë masën deri më 15 janar të vitit 2025 siç kanë nisur ditët e para sepse kjo është masa e tyre. Inspektorët më të mëdhenj janë qytetarët, nëse vërejnë manipulim të çmimeve duhet të telefonojnë në numrin pa pagesë 191 ose në faqen e ISHT-së", tha Durmishi.
Drejtori i ISHT-së Stojkoski tha se nuk janë vërejtur parregullsi të mëdha dhe se veprojnë edhe pas ankesave të qytetarëve.
"Në këto pesë ditë, ISHT regjistroi vërejtje të vogla për sa i përket markimeve dhe korrigjime të vogla të çmimeve në dy ose tre subjekte tregtare. Nuk janë vërejtur parregullsi të mëdha. Mund të konstatoj se të gjitha palët e interesuara në këtë proces e respektojnë atë për të cilën është rënë dakord", tha Stojkoski.
Sipas tij, nga monitorimi i kryer nga ISHT para nisjes së aksionit, rezultoi se marrëveshja respektohet seriozisht dhe tregtarët tregojnë përgjegjësi shoqërore.
Dhe sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, si Inspektorat i Tregut, ne kemi të drejtë dhe kontrollojmë çmimin më të ulët në 30 ditët e fundit, pra uljen minimale 10 për qind mbi çmimin më të ulët. E kontrollojmë, jemi në progres dhe nuk kemi dallime drastike, tha Stojkoski, i pyetur për të komentuar kritikat nga qytetarët se para se të hyjnë në fuqi masat edhe për shportën e vjeshtës edhe për Vitin e Ri, tregtarët kanë rritur çmimet dhe më vonë në praktikë nuk ka pasur ulje.
Me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve për shkak të rritjes së çmimeve, e cila është karakteristike sidomos para festave, përveç shportës së Vitit të Ri, Qeveria paralajmëroi edhe shportë për Ramazan dhe Pashkët. sa/
foto: MIA