• e enjte, 26 dhjetor 2024

Proceset integruese janë me një rëndësi të veçantë për stabilitetin e rajonit, mesazh nga takimet e Petrovskës me kolegët e Malit të Zi, BeH-së dhe Kosovës

Proceset integruese janë me një rëndësi të veçantë për stabilitetin e rajonit, mesazh nga takimet e Petrovskës me kolegët e Malit të Zi, BeH-së dhe Kosovës

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në kuadër të takimit të ministrave të mbrojtjes të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut sot zhvilloi takime të ndara me Dragan Krapoviqin, ministër i Mbrojtes së Malit të Zi, Sllaven Galiq, zëvendësministër i Mbrojtes së Bosnjë e Hercegovinës dhe Ejup Maqedonci ministër i Mbrojtjes së Kosovës i cili është vend vëzhgues në kuadër të kësaj Iniciative.

Në takimet, siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e theksoi rëndësinë e proceseve integruese për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Ministrit të sapoemëruar i Mbrojtjes të Malit të Zi, Dragan Krapoviq, ministrja i uroi mandat të suksesshëm dhe tha se të dyja vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera të mbrojtjes si dy vende aleate në NATO, ndërsa së bashku ata janë të përkushtuar edhe ndaj nismave rajonale si SHBA - Karta e Adriatikut.

 

"Ky takim e konfirmoi përkushtimin e rajonit për sigurinë. A5 është një histori suksesi që duhet të shërbejë si shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer rajonal. Në mënyrë dypalëshe kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në mbrojtje, të cilin e mbështes plotësisht, sepse sot jemi pjesë e Aleancës që po hap rrugën për të ardhmen”, tha ministrja.

 Ministri Krapoviq porositi se marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë tregues i miqësisë së përhershme dhe hapjes për bashkëpunim edhe më të ngushtë. Krapoviq falënderoi për mundësinë e realizimit të trajnimeve për forcat e armatosura malazeze në Krivollak, si dhe për edukimin e kadetëve për nevojat e Forcave të Armatosura të Malit të Zi në Akademinë Ushtarake në Shkup.

Ministrat diskutuan gjithashtu edhe për kontributin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut në forcat shumëkombëshe të NATO-s në krahun lindor, që është reflektim i përkushtimit të përbashkët për forcimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Në takimin me zëvendësministrin e Mbrojtjes të Bosnjë e Hercegovinës, Galiq, Petrovska tha se Maqedonia e Veriut e vlerëson lartë bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes dhe është e gatshme të transferojë përvojat e BeH-së në proceset integruese euroatlantike.

 

Ministrja u shpreh e kënaqur që Maqedonia e Veriut kontribuon në kuadër të operacionit të BE-së “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë, i cili është faktor stabiliteti në vend dhe në rajon.

Ministrja Petrovska e përgëzoi dhe i uroi suksese kolegut të sapoemëruar të Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe theksoi se këto takime janë tregues për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Petrovska theksoi se është me rëndësi të madhe  të kemi një rajon të sigurt, stabil dhe prosperues dhe se Maqedonia e Veriut gjithmonë i jep prioritet dialogut politik për çështjet e hapura. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR