Procedura për marrjen e imunitetit të deputetit mund të inicohet vetëm në bazë të kërkesës zyrtare nga organi shtetëror kompetent, informon Kabineti i Gashit
- - Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, procedura lidhur me heqjen e mundshme të imunitetit të deputetit mund të inicohet vetëm në bazë të kërkesës zyrtare të parashtruar nga organi shtetëror kompetent, dhe kjo vetëm në rastet kur kërkohet inicimi i procedurës penale, përcaktimi i masës së paraburgimit ose ekzekutimi i dënimit me burg ndaj deputetit. Kuvendi nuk inicon procedura të tilla me vetiniciativë, as nuk mund t’i inicojë në bazë të kërkesave të individëve, organizatave ose mediave.
- Post By Fitore Curri
- 12:29, 13 dhjetor, 2025
Shkup, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, procedura lidhur me heqjen e mundshme të imunitetit të deputetit mund të inicohet vetëm në bazë të kërkesës zyrtare të parashtruar nga organi shtetëror kompetent, dhe kjo vetëm në rastet kur kërkohet inicimi i procedurës penale, përcaktimi i masës së paraburgimit ose ekzekutimi i dënimit me burg ndaj deputetit. Kuvendi nuk inicon procedura të tilla me vetiniciativë, as nuk mund t’i inicojë në bazë të kërkesave të individëve, organizatave ose mediave.
Këtë e bëri të ditur sot Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi në lidhje me pyetjet e gazetarëve drejtuar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilat parashtrohet pyetja se a do të ndërmerret ndonjë masë ndaj deputetit Sashko Jançev e që ka të bëjë me imunitetin e tij të deputetit.
"Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, kërkesën e dorëzuar e ka paraqitur te Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, si dhe te deputeti Sashko Jançev, në përputhje me parimet e transparencës dhe informimit të plotë. Nëse organet kompetente dorëzojnë kërkesë zyrtare për veprim, Kuvendi do të veprojë brenda kornizës së detyrimeve kushtetuese dhe rregullores", bën të ditur Kabineti i kryetarit të Kuvendit.
Më 14 shtator 2025, në fshatin Marino, komuna Ilinden, ndodhi një aksident trafiku në të cilin mori pjesë deputeti Sashko Jançev nga partia E majta, i cili drejtonte automjetin "Hjundai Tuson". Në aksident u lëndua një 16-vjeçar (M.D.), shofer i mopedit dhe bashkëudhëtarja 13-vjeçare (A.T.). M.D. vdiq më 9 tetor nga lëndimet e marra. Prindërit e 13-vjeçarit A.T. të plagosur rëndë i dërguan një letër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke kërkuar që të fillojë procedurë për heqjen e imunitetit të deputetit Sashko Jançev. Pas aksidentit, deputetit Jançev iu konfiskua pasaporta dhe patenta e shoferit si masë kujdesi. Partia E majta deklaroi se Jançevi nuk ishte nën ndikimin e alkoolit dhe se mopedi ishte i paregjistruar, në defekt dhe drejtohej nga një i mitur pa leje dhe helmetë, i cili u përplas me automjetin e tij. fc/
Foto: MIA