• e enjte, 22 gusht 2024

Procedurë hetimore për të dyshuarin i cili vrau një person në parkingun e QT "Mavrovasja"

Procedurë hetimore për të dyshuarin i cili vrau një person në parkingun e QT

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër të dyshuarit i cili në parkingun e Qendrës Tregtare "Mavrovasja" dje vrau një person.

Siç informojnë nga PTHP Shkup, i dyshuari akuzohet për vepër penale vrasje, vrasje në tentim dhe përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie shpërthyese.

"Më 20 gusht, me një pistoletë të markës "GLOK" me kalibër 9 milimetra, që e ka poseduar pa leje, i dyshuari në hapësirën e parkingut në rrugën "Filip Vtori Makedonski" në Shkup, pas QT "Mavrovasja", me paramendim dhe nga  interesi i tij ka privuar nga jeta një person, pas së cilës nga gruaja e tij ka marrë një çantë me laptop dhe ka ikur me automjetin "Audi" pa targa", qëndron në kumtesën e Prokurorisë.

Nga atje plotësojnë se në vend ka arritur edhe automjeti i dytë "Citroen" me targa belge, nga i cili ka dalë një person i panjohur dhe nga bagazhi i automjetit të viktimës ka marrë një kuti me vegla dore dhe gjithashtu është arratisur.

"Automobilin "Citroen" i dyshuari i dytë e ka lënë në Gazi Babë dhe ka hipur në automobilin "Audi", më pas kanë vazhduar të qarkullojnë, por në rrugën "Stojna Stefkova" ishin zënë nga nëpunësit policor. Derisa personi tjetër ka drejtuar automobilin, tani i dyshuari ka dalë nga dera e bashkudhëtarit dhe ka gjuajtur, duke tentuar t'i privojë nga liria policët të cilët tentonin ta ndalin", shtohet në kumtesë.

Katër nëpunësit policor, siç theksohet nga PTHP Shkup, në vetëmbrojtje kanë gjuajtur disa projektilë paralajmërues në ajër me armë zyrtare, pastaj e kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa personi tjetër është në arrarisje dhe ai po kërkohet.

Nga PTHP thonë se prokuroria publike te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR