• e enjte, 26 dhjetor 2024

Procedurë disiplinore për nëpunësin policor për publikime në FB për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Procedurë disiplinore për nëpunësin policor për publikime në FB për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme vepron për rastin me nëpunësin policor A.S. dhe publikimet e tij në rrjetin social Fejsbuk lidhur me sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, informoi sot MPB.

Kundër tij, paralajmëruan nga MPB, do të ngritet procedurë disiplinore, respektivisht do të vijojnë sanksione adekuate.

"Qëndrimi i MPB-së dhe Qeverisë është i qartë dhe preciz. Fuqimisht i dënojmë sulmet e grupit Hamas ndaj Izraelit dhe po solidarizohemi me popullin izraelit. Apelojmë për zgjidhje përmes dialogut. Botës i nevojitet paqe", kumtoi MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR