• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Procedurë disiplinore kundër gjashtë nëpunësve policorë në rastin "Bllacë e Poshtme"

Procedurë disiplinore kundër gjashtë nëpunësve policorë në rastin

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Kundër gjashtë nëpunësve policorë është ngritur procedurë disiplinore për rastin kur delegacioni i udhëhequr nga kryetari i Kuzvendit, Afrim Gashi ka kaluar në venfdkalimin kufitar Bllacë.

"Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punve të Brendshme ka zbardhur rastin e datës 17.08.2024 në Pikë Kalimin Kufitar “Bllacë e Poshtme” gjatë sigurimit të delegacionit të Kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, dhe gjatë këqyrjes të  materialeve zyrtare, analizën e mbikëqyrjes video dhe bisedat me nëpunësit policorë, për shkak të shkeljes të rendit dhe disiplinës në punë të përcaktuara në nenin 187 paragrafi 1 alinea 10 të Ligjit për punët e brendshme, dhe nenit 210 paragrafi 1 alinea 10 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së, nga Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale do të përgatiten propozime për fillimin e një procedure për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore kundër nëpunësve policorë N.R., M.S., A.B., B.A., N.B. dhe B.S", thuhet në kumtesën e MPB-së.

DKBHKSP-ja ka konstatuar se, "pasi delegacioni, në të cilin si bartës i funksionit paraqitet kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka kaluar kufirin shtetëror në Pikë Kalimin Kufitar “Bllacë e Poshtme” në korsinë Dalja numër 1, pas tij kalojnë gjashtë automjete civile, të cilët në hapësirat e pikë kalimeve kufitare bashkohen me automjetet e delegacionit, pa kryer kontrollin e pasagjerëve dhe automjeteve, kurse në një hark të caktuar kohor të gjitha korsitë për të dalë nga vendi u mbyllën, gjatë së cilës nga ana e N.B. (nëpunës policor nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit) dhe B.A. (nëpunës policor nga SP për PK 'Bllacë e Poshtme'), është tërhequr një automjet i cili ka qenë i mbërthyer në korsinë e daljes nr. 3 dhe i njëjti është drejtuar të dalë nga korsia nr.1 dhe automjeti e kalon kufirin pa kontrollin e pasagjerëve dhe automjetit".

"Poashtu është vërtetuar se N.B. në vend që të kryejë sigurinë e menjëhershme fizike të Kryetarit të Kuvendit, ai kryen veprime në vendkalimin kufitar në kabinat e daljes dhe kabinat doganore, me çfarë mundëson që automjetet civile të bashkohen me delegacionin, si dhe ti japin përparësi një automjet civil për të kaluar kufirin shtetëror. Me veprimet e mësipërme N.B. ka kryer një shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës në punë të paraparë në nenin 187 paragrafi 1 alinea 3 dhe 4 të Ligjit për punë të brendshme dhe nenit 210 paragrafi 1 alinea 3 dhe 4 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së. Poashtu, B.A. ka kryer shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës në punë të paraparë në nenin 187 paragrafi 1 alinea 3 dhe 4 dhe të Ligjit për punë të brendshme dhe nenit 210 paragrafi 1 alinea 3 dhe 4 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së", thuhet në kumtesë.

Në lidhje me konstatimin e parregullësive në rastin konkret, qëndron në kumtesë, "në vend se të ndërmerren masa përkatëse nga ana e inspektorit kryesor M.S. në bashkëveprim me kryeshefin e QR për ÇK 'Veri' N.R., në pajtim me lëshimet deri atëherë të konstatuara, nuk janë ndërmarrë masa përkatëse, por është dërguar akt, me të cilin është obliguar komandanti i SP për ÇK 'Bllacë e Poshtme' që të rishikojë rastin dhe të ndërmerrë masa përkatëse".

"Me veprimet e lartpërmendura M.S. ka kryer shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës në punë e paraparë në nenin 187 paragrafi 1 alinea 3 të Ligjit për punë të brendshme dhe nenit 210 paragarfi 1 alinea 3 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së. Poashtu, N.R., kryeshef i QR për ÇK “Veri” ka kryer shkelje më të rëndë të të rendit dhe disiplinës në punë e paraparë me nenin 187 paragrafi 1 alinea 3 të Ligjit për punë të brendshme dhe nenit 210 paragrafi 1 alinea 3 të Marrëveshjes kolektive të MPB-së. Sipas përshkrimit dhe regjistrimit të vendeve të punës, kryeshefi i QR për ÇK përveç të tjerave, menaxhon, planifikon, e organizon dhe kontrollon punën e Qendrës Rajonale", thuhet në kumtesë.

Nga MPB-ja njoftojnë se "dokumentet e udhëtimit të kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të familjes së tij, si dhe anëtarëve të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme që do të udhëtonin jashtë vendit, u dorëzuan me kohë te udhëheqësi i ndërrimit A.B. me qëllim të regjistrimit të duhur, por kjo nuk është realizuar, d.m.th. personat nuk janë të regjistruar".

"Sipas përshkrimit dhe regjistrimit të vendeve të punës, ndër të tjerave, udhëheqësi i ndërrimit në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare, organizon punën e shërbimeve sipas kohës dhe vendit, përcakton përparësitë në operacion, kujdeset për performancën e cilësisë së kontrollit të pasaportave dhe llojit tjetër të kontrollit, kryen kontrollin në funksionimin e nëpunësve policorë dhe shërbimit kujdestar në stacionin policor dhe është drejtpërdrejt përgjegjës për punën e tyre, koordinon dhe merr pjesë në kryerjen e masave dhe detyrave që lidhen me punën operacionale. Në rastin konkret A.B. ka vepruar në kundërshtim me nenin 8 (në pikë kalimin kufitar të gjitha informacionet e shërbimit dhe çdo informacion tjetër posaçërisht i rëndësishëm janë regjistruar me dorë ose në mënyrë elektronike në regjistrin e ngjarjeve) paragrafi 2 (Informacioni nga paragarfi 1 i këtij neni i përmban këto të dhëna) t.2 (Çdo shmangie nga regjimi i kontrollimeve kufitare) nga Rregullorja mbi mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare dhe mbikëqyrjes kufitare, duke shkaktuar kështu një shkelje serioze të rendit të punës dhe disiplinës të përcaktuar në nenin 187 paragrafi 1 alinea 3 dhe 10 të Ligjit për punë të brendshme dhe nenit 210 paragrafi 1 alinea 3 dhe 10 të Marrëveshjes kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme", qëndron në kumtesë.

Për B.S. siç thuhet, është vërtetuar se ai, si përgjegjës për sigurimin e një plani të bazuar në shkallë të dytë për masa dhe aktivitete të zgjeruara me rastin e një delegacioni të udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit, në përputhje me planin, të cilin ai e përgatiti dhe ka një detyrim për të marrur masa, nuk ka qenë në punë dhe nuk është paraparë të jetë në punë gjatë kalimit të delegacionit, dhe me vetë këtë është vërtetuar se plani ka qenë i hartuar sipërfaqësisht dhe në mënyrë jo të duhur.

"Me veprimet e mësipërme ka kryer një shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës në punë të parashikuar në nenin 187 paragrafi 1 alinea 3 të Ligjit për punët e brendshme dhe nenit 210 paragrafi 1 alinea 3 të Marrëveshjes kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme", thuhet në kumtesën e MPB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR