Privohet nga liria një person nga rajoni i Tetovës i dyshuar për paralajmërime të rreme për bombat e vendosura në institucionet arsimore
- - Nëpunës policorë nga Departamenti për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me nëpunës policorë nga SPB Tetovë sot në fshatin Pallaticë të Tetovës, privuan nga liria një person të dyshuar për kallëzime të rreme për vendosjen e bombave në institucionet arsimore.
- Post By Fitore Curri
- 22:03, 27 shkurt, 2026
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga Departamenti për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me nëpunës policorë nga SPB Tetovë sot në fshatin Pallaticë të Tetovës, privuan nga liria një person të dyshuar për kallëzime të rreme për vendosjen e bombave në institucionet arsimore.
Personi, siç informojnë nga nga Ministria e Punëve të Brendshme, u ndalua në stacion policor dhe me urdhër të gjykatës, u krye kontroll në shtëpinë e tij në fshat, gjatë të cilit u sekuestruan disa pajisje elektronike.
"Më 27.02.2026 në orën 09:10 në fshatin Pallaticë, rajoni i Tetovës, nëpunës policorë nga Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria M.R. (18) nga fshati Pallaticë. Ai dyshohet se ka dërguar disa herë mesazhe elektronike në disa institucione arsimore në Tetovë se në institucionet ishin vendosur mjete shpërthyese. Pas marrjes së masave dhe verifikimeve të kryera, është konstatuar se të gjitha paralajmërimet për vendosjen e bombave ishin të rreme", informuan nga MPB.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij, siç informojnë, do të ngrihet kallëzim përkatës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s