• e enjte, 26 dhjetor 2024

Privohet nga liria krimineli i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg

Privohet nga liria krimineli i kërkuar me urdhërarrest për vuajtjen e dënimit me burg

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Në Shkup sot rreth orës 13:15 minuta në bulevardin "Kuzman Josifovski Pitu" në Komunën Aerodrom-Shkup, nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria P.Q. (52) nga Shkupi.

 MPB bëri të ditur se ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 236 të Kodit Penal.

 Personi do të shoqërohet në institucion kompetent ndëshkues-korrektues për vuajtjen e dënimit me burg.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR