• e premte, 10 janar 2025

Privohet nga liria hajduti në Kumanovë

Privohet nga liria hajduti në Kumanovë

 Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Nëpunësit  policorë nga SPB Kumanovë, dje në orën 20:20 në Kumanovë,  kanë privuar nga liria personin G.N (36) nga Kumanova.

 Siç bëri të ditur sot MPB-ja, ai dyshohet se në rrugët "Vasko Karangeleski" dhe "Kozjaçka" në Kumanovë me përdorimin një sendi  të përshtatshëm  ka vjedhur më shumë sende nga automjetet.

 G.N. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR