• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Privohen nga liria hajdutët në Shkup, e vjedhura i kthehet të dëmtuarit

Privohen nga liria hajdutët në Shkup, e vjedhura i kthehet të dëmtuarit

Shkup, 27 nëntor 2022 (MIA)  - Pas marrjes të masave dhe aktiviteteve operative nga ana e nëpunësve policorë të NJPB Qendër dhe Bit Pazar, më datën 25.11.2022 nga liria janë privuar XH.M. (18) dhe D.M.(20) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se të njëjtën ditë në Kej “Dimtar Vllahov” në Shkup kanë kryer vjedhje banditeske ndaj S.B. (26) nga Shkupi.

Pas privimit nga liria, tek ata është gjetur një thikë e palosshme, si dhe të holla në apoenë të ndryshëm, të cilat rrjedhin nga vepra penale e kryer.

Në bazë të udhëzimeve të Prukurorit Publik kompetent deri të PTHP Shkup nga ana e të dëmtuarit dhe të një personi tjetër dëshmitar i rastit është kryer njohje, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 238 të Kodit Penal.

QËNDRONI TË LIDHUR