• e shtunë, 23 nëntor 2024

Privohen nga liria dy shtetas nga Kosova, në autobus kanë kontrabanduar mallra pa dokumentacion përkatës

Privohen nga liria dy shtetas nga Kosova, në autobus kanë kontrabanduar mallra pa dokumentacion përkatës

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Në rrugën magjistrale Kriva Pallankë - Kumanovë sot rreth orës 03:50 minuta, nëpunës policor nga Njësia mobile për masa kompensuese pranë Sektorit për çështje kufitare dhe migrim, në një autobus në pronësi të një kompanie për transportin e udhëtarëve nga Kosova kane gjetur kuti me barna, kafe, çanta të brenduara, parfume për meshkuj dhe sende të tjera pa dokumentacion përkatës.

"Gjatë kontrollit të automjetit dhe udhëtarëve janë gjetur disa kuti me barna me gjithsej 5.942 tableta, 100 pako kafe, 36 thasë me mbishkrime të markave të brenduara, 104 parfume për meshkuj dhe sende të tjera për të cilat nuk ka pasur dokumentacion përkatës", theksojnë nga MPB-ja.

Në kumtesën e MPB-së theksohet se G.Q (28) dhe Xh.M.(27), të dy nga Kosova, janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale nga neni 278 B dhe neni 353 i Kodit penal, ndërsa mbikëqyrje ka kryer Njësiti për krime ekonomike në SPB Kumanovë dhe pas konsultimit me prokurorin publik, autobusi me sendet e gjetura është sekuestruar për procedurë të mëtutjeshme.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR