• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pritet vendim për shportën e konsumit vjeshtor me çmime më të ulëta

Pritet vendim për shportën e konsumit vjeshtor me çmime më të ulëta

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Ekonomisë sot duhet të marrë Propozim nga grupi punues për shportën e konsumit vjeshtor sipas paralajmërimit për 100 produkte ushqimore bujqësore me marzhe të kufizuara tregtare ose çmime të ngrira.

Sipas paralajmërimeve, me shportën e vjeshtës duhet të përfshihen perime, fruta, furra buke, produkte qumështi,..

Propozimi duhet të miratohet nesër në seancë të rregullt të Qeverisë.

Grupi i punës përbëhet nga përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Financave. Përmes simulimit ky grup do ta përcaktojë shportën e konsumit të vjeshtës me 100 produkte dhe nëse do të ketë ngrirje çmimesh apo nëse marzhet do të kufizohen në 5, 10 dhe 15 për qind.

Stabilizim i çmimeve pritet edhe me zbatimin e Ligjit për tregti jolojale i cili duhet të fillojë të zbatohet nga 28 shtatori. Ligji do të hyjë në fuqi në fund të muajit dhe kompanitë do të kenë gjashtë muaj kohë për të harmonizuar çmimet.

Qeveria paralajmëroi se do të ketë një shportë konsumi edhe para Vitit të Ri dhe afatit pranveror me përzgjedhje të produkteve që janë më të përdorura në atë periudhë të vitit.

“Varësisht se cilat janë nevojat e qytetarëve, varësisht se çfarë shpenzohet më shumë, ne do ta ndjekim procesin dhe nuk do të lejojmë të përsëritet një normë e lartë e inflacionit e cila do të ndikojë negativisht në standardin e qytetarëve", deklaroi javën e kaluar kryeministri Hristian Mickoski.

Norma e inflacionit në gusht në nivel vjetor është 2.2 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, siç tha ai, “që është një rezultat vërtet i mirë”. Pra, ngadalë por sigurt çmimet po stabilizohen dhe në periudhën që vijon do të vazhdojmë të kujdesemi për standardin e qytetarëve, theksoi mes tjerash kryeministri.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR