• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pritet para Gjykatës penale të dërgohet babai i Vanjës

Pritet para Gjykatës penale të dërgohet babai i Vanjës

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Babai i Vanja Gjorçevskës pasdite pritet të dërgohet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën penale në Shkup.

Ai është marrë në pyetje në stacionin policor, ndërsa sot në konferencë për shtyp, kryeprokurori në Prokurorinë themelore publike Shkup. Gavrill Bubevski tha se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.

"Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai", tha Bubevski në pres konferencë paradite, i cili shtoi se babai i ka mohuar veprimet.

Në konferencë për shtyp u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është shqiptuar paraburgim 48-orësh. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR