• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pritet nesër të mbajë mbledhje Komisioni për sëmundje infektive për situatën me kollën e mirë

Pritet nesër të mbajë mbledhje Komisioni për sëmundje infektive për situatën me kollën e mirë

Shkup, 26 mars 2024 (MIA) - Pritet nesër të mbajë mbledhje Komisioni për sëmundje infektive për situatën me sëmundjen pertusis (kolla e mirë) në vend.

Nga data 15 deri më 21 mars janë raportuar 72 raste të reja me kollë të mirë, me një rritje prej 67 për qind krahasuar me periudhën shtatëditore të kaluar, tregojnë të dhënat nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), i publikuar dje. 

"Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup, ndërsa raste janë raportuar edhe në Kumanovë, Manastir, Tetovë, Dibër dhe Strugë. Mosha e pacientëve lëviz deri në 44 vjeç. Numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha e fëmijëve nga 10 deri në 14 vjeç. Nga 72 rastet e reja, nëntë janë shtruar në spital - shtatë fëmijë nën moshën një vjeç dhe një person nga grupmosha 15 deri në 19 vjeç dhe 20 deri në 29 vjeç, thuhet në raportin e ISHP-së.

Deri më 21 mars, në vend janë regjistruar gjithsej 287 raste me kollë të mirë.

Deklarata për promovimin dhe mbështetjen e vaksinimit është nënshkruar dje nga të tri Odat e mjekësisë - Oda e Mjekësisë, Farmaceutike dhe Stomatologjike, Ministria e Shëndetësisë, Fakultetet e Mjekësisë në vend dhe ISHP.

"Vaksinimi është përfitimi më i madh i njerëzimit. Fatkeqësisht, sipas të dhënave për vitin 2022, përsa i përket vaksinimit primar dhe rivaksinimit, nuk është arritur mbulimi i rekomanduar mbi 95 për qind për asnjë vaksinë në nivel kombëtar. Mbulimi i regjistruar është nën 90 përqind për të gjitha vaksinat. Si pasojë e kësaj, ne tashmë po përballemi me epideminë e kollës së mirë dhe rreziku për ballafaqim me epidemi të reja të lisë është serioz, tha Kalina Grivçeva - Stardelova, kryetare e Odës së Mjekësisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR